Pas kryerjes së këtij operacioni, burimet thonë se ish kampioni i botës, ka arritur të zgjohet dhe të hapi sytë.
PARIS – Kardiokirurgu i spitalit Pompidou në Paris, ka dhënë një intervistë ku deklaron se ish kampioni i botës në Formula 1, Michael Schumacher, po i nënshtrohet disa kurave inovative, të cilat nuk janë ende të sigurta nëse do të funksionojnë totalisht apo jo.
Doktori u shpreh se ai nuk po bënte asnjë mrekulli, dhe se kurat e reja dhe operacionet e bëra tashmë në kokën e ish kampionit, nuk janë të sigurta 100 përqind për suksesin e tyre.
Schumacher i është nënshtruar një operacioni ku qeliza staminale, do të transplatohen në zemrën e tij.
Ky operacion është kryer për herë të parë në 2014, si dhe ka përfunduar me sukses.
Pas kryerjes së këtij operacioni, burimet thonë se ish kampioni i botës, ka arritur të zgjohet dhe të hapi sytë.
Transplanti i qelizave staminale, bën të mundur që këto qeliza të transformohen në momentin e hyrjes në trup, në çfarëdo lloj qelize që i duhet trupit në atë moment.