Kryeministri Edi Rama është takuar me presidentin e SHBA-ve, Donald Trump, gjatë një vizite pune zhvilluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, (New York) në kuadër të Asamblesë së 74-t të Kombeve te Bashkuara.
Kjo gjë është mësuar nga një foto e publikuar nga vet, kryeministri Edi Rama, postuar në rrjetet sociale të tij me mbishkrimin. “Photo of dhe day”.
Në një intervistë dhënë për mediat shqiptare, Rama ka treguar çfarë i tha presidenti amerikan Donald Trump kur shtrënguan duart.
“Patëm një bisedë të shkurtër, sepse i tillë është formati, por të këndshme dhe të mjaftueshme për të kuptuar se marrëdhëniet janë të shkëlqyera dhe natyrisht edhe inkurajuese, sepse të dëgjosh nga goja e presidentit “Albania is doing pretty good” (Shqipëria po ia del mjaft mirë) është kënaqësi” – tha Rama
Krahas dy liderve shihen dhe bashkëshortet e tyre znj. Melani Trump mikpritësja dhe bashkëshortja e kryeministrit tonë, Linda Rama, të dyja veshur me të zeza shik dhe hijshëm. E ndërsa kjo foto ka marrë mjaft klikime dhe komente nga ndjekësit e kryeministrit, Rama.