To top
16 Sht

Soreca: Rini, beso tek Shqipëria, shumë shpejt hapen negociatat

 

TIRANË- Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca në ditën e parë të shkollës ka uruar të gjithë nxënësit shqiptar.

Soreca ka dhënë një mesazh të fortë përt ë gjithë të rinjtë, duke deklaruar se Shqipëria shumë shpejt do të jetë pjesë e Bashkimit Evropian.

Duket të keni besim te Shqipëria ashtu siç kam unë. Shqipëria do të bëhet një vend më i mirë, kini besim. Së shpejti, shpresoj që shumë së shpejti do të hapim negociatat me Shqipërinë në mënyrë që Shqipëria të bëhet vend anëtar i BE dhe të rikthehet në gjirin e BE, aty ku ky vend i përket gjithmonë. Ju jeni e ardhmja e BE. Duhet të jeni qytetarë më të mirë të Shqipërisë dhe të më pas të BE. Urime për vitin e ri shkollor”, ishte kjo fjala e shkurtër e Sorecës.

hqipëria pret në 18 tetor ditën jeshile nga BE për nisjen e negociatave. Javën e kaluar Kryeministri Edi Rama dhe kreu i PD, Lulzim Basha kanë zhvilluar një vizitë në kancelaritë Evropiane për të kërkuar një “PO”. Të dy liderët janë shprehur opimist për hapjen e negociatave, por sërish kanë thënë se rruga është e vështirë.