To top
10 Gus

Donatella Versace: “E zeza është demokraci, protestë, sensualitet”

DV: «E zeza është si një veshje e blinduar: është demokratike, është protestë, është sensualitet”. Shkon përtej modës dhe stileve. Paradoksalisht, edhe pse duke qenë Versace, i njohur për stampat, e zeza për mua mbetet Ngjyra. Në kohë, ka pasur domethënie të ndryshme, ndonjëherë kontradiktore: sinonim i misterit, i mungesës por edhe pranisë. Në gjuhën hindi, në fakt, e zeza është “kala”, që do të thotë kohë, përjetësi. Paraqet atë që s’kapet, sikurse hijet, është ngjyra e fundit e shkallës kromatike klasike, por duke dashur ta përmbysë konceptin, siç më pëlqen mua të bëj, për mua bëhet e para».

 

E zgjedh të zezën në bazë të..?

DV:Të zezën e zgjedh në bazë të asaj që më duhet të bëj në ditë të caktuara. Në ndërmarrje mbuloj role të ndryshme dhe dëshiroj të jem e përshtatshme me situatat, më domethënien shoqërore të veshjes…Kur zgjedh një fustan me prerje rrobaqepësish, dua të evidentoj pjesën time më të lidhur me biznesin, kur vesh një fund lëkurë apo një veshje me Safety Pin, kapëse, e bëj sepse dua të nxjerr në pah anën time femërore. Por kam kuptuar se një xhaketë e zezë me prerje mashkullore mbi një fustan të zi është shumë sensuale, simbol i gruas së sotme me karakter dhe personalitet».

 

Ju vishni me të zeza shumë personazhe të famshëm, janë ata që ua kërkojnë?

DV:«Ndonjëherë po, por një koleksion nuk lind për t’i bërë qejfin të famshmëve, por për njerëzit “e vërtetë”, ata që hyjnë në dyqane. Sot ata që vënë rregullat nuk janë më stilistët, por tregu. Kështu që e zeza, si çdo ngjyrë tjetër, bëhet një zgjedhje që shpreh diçka për vetveten. E vesh të zezën, sepse pasqyron stilin tim, gjendjen time shpirtërore apo sepse nëpërmjet kësaj ngjyrë dua të jap një mesazh. Ndodhi në tapetin e kuq të Golden Globes në 2018 që shënoi lindjen e lëvizjes #metoo. E zeza bëhet simbol i një proteste sociale, një mënyrë për t’i komunikuar botës vullnetin për të mbajtur qëndrim ndaj disa situatve që nuk mund të pranoheshin më».

 

E zeza funksionon në tapetin e kuq?

DV: «Thuhej se e zeza nuk ishte një ngjyrë e përshtatshme për tapetin e kuq. Por më vijnë në mendje kaq shumë çaste ikonike të lidhura me një veshje të zezë dhe përforcoj gjithmonë e më shumë idenë time që rregullat, në disa raste, i përshtaten kohës: flas për shembull për Liz Hurley kur veshi fustanin me Safety Pin, që besoj se është i vetmi fustan që ka një faqe në Wikipedia, por edhe Angelina Jolie që ka bërë veshje që jo vetëm pohojnë stilin e saj, por sidomos personalitetin e saj të fortë; nga ai prej lëkure të zezë deri tek ai që mbipopulloi Internetin në 2012, me të çarën ku duket një nga këmbët e saj të mrekullueshme, por edhe fustani i Jennifer Lawrence në Moskë, e cila mori shumë kritika, sepse ishte shumë i çarë për atmosferën ruse. Ajo u përgjigj se “për të veshur atë fustan do të kishte ecur zbathur në dëborë! Për gratë me karakter dhe personalitet … ».

Intervistë e dhënë për “Corriere della sera”