Kreu i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori ka folur për gazetarët pas përfundimit të seancës në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, ku Komisioneri Publik ka kërkuar shkarkimin e tij nga detyra, në kuadër të procesit të vetting-ut.
Zaganjori tha se në seancën që nisi në orën 09:30, “argumentat sillen në të njëjtat pyetje dhe përgjigje” dhe se ai është përpjekur të bëjë më të mirën, ndërkohë që trupa gjyqësor është tërhequr për të shqyrtuar 10 dokumentet e reja që ai ka dorëzuar.
Me rekomandim të Operacionit Ndërkombëtar i Monitorimit, Komisioneri Publik apeloi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që konfirmoi në detyrë Zaganjorin.
Sipas Komisionerit, ai nuk nuk arrin një nivel të besueshëm në vlerësimin e pasurisë, por gjatë komunikimit me gazetarët Zaganjori theksoi se “jam përpjekur të bëjë më të mirën për t’i gjetur këto dokumenta, se sa do të merren parasysh, kjo varet nga trupa gjyqësore.”
Zaganjori u konfirmua në detyrë në korrik të 2018-ës nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, por vendimi është kundërshtuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Kreu i Gjykatës së Lartë paraqiti sot 10 prova të reja, ndërkohë që komisioneri ka deklaruar se i qëndron të gjitha shkaqeve të ankimimit.