Adriana Lima duket se nuk po i ‘ndahet’ të dashurve turk. Modelja braziliane vitin e kaluar ka kaluar pushimet verore në plazhet e Turqisë në krah të shkrimtarit, Metin Hara me të cilin tashmë është ndarë.
38-vjeçarja tashmë ka lënë gjithçka pas dhe po relaksohet në krah të biznesmenit të njohur turk, Emir Uyar. Dyshja është fotografuar dorë për dore teksa shëtisin në qytetin turistik grek të Mikonosit.
Bukuroshja 38-vjeçare kishte veshur një fustan të gjatë rozë të kombinuara me sandale të zeza dhe një çantë të vogël.