Kryetarja e grupit parlamentar demokrat, Rudina Hajdari i është përgjigjur interesit të mediave, në lidhje me procedurat e shkarkimit të presidentit Ilir Meta, nismë kjo e mazhorancës.
E pyetur nga gazetarët, nëse do të votojë shkarkimin e Metës, Hajdari tha se ka propozuar shtyrjen e ngritjes së Komisionit Hetimor, për shkak të situatës ku ndodhet vendi.
“Propozova shtyrjen e ngritjes së Komisionit Hetimor. Nuk është koha e duhur, pasi nuk kemi Gjykatë kushtetuese. Kjo do të thellonte konfliktin. Nuk kemi pse nxitohemi, nëse presidenti ka shkelur Kushtetutën, kjo do të verifikohej në një situatë më normale. Në do shikojmë më tej hapat në vijim, por sa i takon seancës të së hënës, kemi vendosur të tërhiqemi nga diskutimi. U bë një tjetër seancë, kur u miratua rezoluta. Kjo temë është ezauruar”-tha Rudina Hajdari.
Më tej, ajo përplasjen mes Ramës dhe Metës, tha se e shikon si një konflikt personal.
“Përplasjen mes Ramës dhe Metës e shohim si një konflikt personal. Komisioni të ngrihet në një moment ku të ketë një situatë më normale. Nuk kemi pse të fillojmë diçka dhe ta lëmë përgjysëm”-u shpreh ndr të tjera deputetja Hajdari.