Në këtë muaj fushate, fundjava i ka gjetur në krye të detyrës shumë nga funksionarë të lartë të PS-së.
E diela nuk ka qenë pushim as për Ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.
E veshur sportive si rrallë ndonjëherë, Etilda Gjonaj, ka bërë fushatë me banorë të një lagje të njohur në kryeqytet, për të mbështetur kandidaturën e PS-së, Erion Veliaj.
Ajo është përfshirë në fushatën elektorale në kryeqytet, tek Zona e Aviacionit, teksa ka qenë e shoqëruar nga deputetë të tjerë socialistë të kryeqytetit, si Besnik Bare.
“Në takimin me banorët e ish Fushës së Aviacionit, Njësia7, ku diskutuam mbi punën e mirë që është bërë në këto 4 vite, si dhe garantuam se investimet e Bashkisë së Tiranës nuk do të ndalen këtu, por do të vazhdojmë me një sërë projektesh për Tiranën që Duam, për një Tiranë më të pastër, me vizion dhe infrastrukturën e nevojshme për qytetarët e zakonshëm të njësisë 7”, ishte mesazhi i ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj. Një figurë politike e cila është shquar gjithnjë për sharmin, elegancën dhe finesën e saj.