Pas konferencës për shtyp, Presidenti Ilir Meta mësohet se do nisë konsultimet me partitë politike për caktimin e datës së zgjedhjeve. Burime bëjnë me dije se takimet e para do të nisen sot në orën 19:00 me krerët e partive të Grupimit të Qendrës së Djathtë. Takimet nisin fill pas vizitës në Kosovë ku Presidenti Meta do të marre pjesë në festimet e 20-vjetorit të çlirimit të Kosovës.
Grupimi i Qendrës së Djathtë janë partitë e para që kanë kërkuar takim me Metën.