Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e KPK për shkarkimin nga detyra të prokurores Rovena Gashi.
“Lihet në fuqi vendimi i KPK për shkarkimin e Rovena Gashit. Vendimi është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm”, u shpreh KPA.
KPA mori vendimin pas ankimit të Rovena Gashit lidhur me shkarkimin e saj si prokurore nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.
Sipas Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, ish-prokurorja, Rovena Gashi nuk e justifikoi pasurinë.
Gashi nuk ishte e pranishme gjatë shpalljes së vendimit, duke mbajtur të njëjtin qëndrim si dhe në seancën dëgjimore më 20 korrik