Tel Aviv\Këngëtarja shqiptare Jonida Maliqi vendos Shqipërinë në natën finale, pas deputimit te saj, në skenën e “Eurovizion 2019” në Tel Aviv të Izraelit. Ajo këndoi live këngën e titulluar “Ktheu tokës”.
Performanca e Maliqit u prit shumë mirë nga publiku, shoqëruar me duartrokitje. Pritet të shihet se si do te pritet kënga e Shqipërisë në naten finale.
E veshur glamur dhe me një interpretim korrekt notash, Jonida Maliqi la mbresa te të gjithë shikuesit me paraqitjen e saj plot shkëlqim.
Pritja këtë herë nuk ka qenë e gjatë. Albania ishte i treti emër që u lexua si finaliste e së shtunës. Rrjeti zien nga urimet për këngëtaren shqiptare.
10 vendet që u kualifikuan në naten finale:
Maqedonia e Veriut
Holanda
Albania
Suedia
Rusia
Azerbajxhani
Danimarka
Norvegjia
Zvicra
Malta