To top
16 Maj

Eurovizion\ Jonida Maliqi, vendos Shqipërinë në natën finale

Tel Aviv\Këngëtarja shqiptare Jonida Maliqi vendos Shqipërinë në natën finale, pas deputimit te saj, në skenën e “Eurovizion 2019” në Tel Aviv të Izraelit. Ajo këndoi live këngën e titulluar “Ktheu tokës”.

Performanca e Maliqit u prit shumë mirë nga publiku, shoqëruar me duartrokitje. Pritet të shihet se si do te pritet kënga e Shqipërisë në naten finale.

E veshur  glamur dhe me një interpretim korrekt notash, Jonida Maliqi la mbresa te të gjithë shikuesit me paraqitjen e saj plot shkëlqim.

Pritja këtë herë nuk ka qenë e gjatë. Albania ishte i treti emër që u lexua si finaliste e së shtunës. Rrjeti zien nga urimet për këngëtaren shqiptare.

10 vendet që u kualifikuan në naten finale:

Maqedonia e Veriut

Holanda

Albania

Suedia

Rusia

Azerbajxhani

Danimarka

Norvegjia

Zvicra

Malta