Valbona Mezini, kadidate për kryebashkiake në Bashkinë e Vlorës në partinë Bindja Demokratike ka folur për ecurinë e kësaj partie dhe synimet për zgjedhjet 30 qershorit. Valbona Mezini ka vijuar më tej duke u shprehur se nga kanë nisur shkëndijat e para të Bindjes Demokratike.
“Unë do thosha në Vlorë. Ne vlonjatët kemi pas dhe një farë spunto për të krijuar një parti e të drejtës, por kjo nuk bënë që qytetet e tjera të kenë më pak ndikim. Ndërkohë që në Vlorë është dhe konkurrenca më e fortë me fenomenin Rama, sepse investimet janë bërë më tepër në qender duke harruar kështu gjithë zonat për rreth.
Shqiptarët janë lodhur shumë nga e gjithë kjo mënyrë qeverisjeje dhe politikë që shohin çdo ditë. Shpesh herë kam qënë në dilemë për të vendosur se ku do të qëndrojë. Dhe kam vendosur të jetoi këtu për të bërë një të ardhme më të mirë për familjen, fëmijët, apo dhe për qytetin tim.
Unë po shkoj në Vlorë jo për të fituar Valbona por për të fituar Vlora. Mbështetësit do të jenë alternative më e mirë për të gjithë ndaj dhe Bindja I kushton shumë vëmendje gjithë këto gjëra”, ka thënë Mezini.
Sa i përketë pretendimeve që ka Bindja Demokratike, Valbona Mezini është shprehur:
“Beteja më e madhe do të jetë më Tiranë Kavajë Durrës, por nga Vlora do të kthehemi me rezultat spektakolar. Bindja ka punuar në bazë dhe ka kohë që do të vendoset, por unë po flas për bashkitë e mëdha ku lufta do të jetë dhemb për dhemb”, ka thënë Mezini.