Duka dhe dukesha e Sussex kanë prezantuar për herë të parë djalit të tyre të porsalindur me botën.
Ata dolën para gazetarëve duke mbajtur foshnjën e mbështjellë në një batanije në krahë.
“Ai ka temperamentin më të ëmbël, është shumë i qentë. Ishte një ëndërr për ne,”-tha Meghan.
Ndërsa të dy po qeshnin, Princ Harry u shpreh: “Është i mrekullueshëm. Prindërimi është i mrekullueshëm.”
Çifti konfirmoi se do prezantojnë të porsalindurin me stërgjyshen e tij, Mbretëreshën sot.
Duke folur ditët e para si nënë, Meghan tha: “Është magji, është e mahnitshme. Kam dy djemtë më të mirë në botë, jam shumë i lumtur.”
Ndërsa për sa i përket faktit se kujt i ngjan fëmija, Harry tha: “Foshnjat ndryshojnë shumë për më shumë se dy javë.”
Ndërsa falënderuan njerëzit për mbështetjen dhe urimet.
Foshnja, që është i shtati në radhën e fronit, lindi të hënën në orën 05:26.
Nuk dihet ende emri që do mbajë fëmija.