Krahas historive të thjeshta të vendit të tij, Shqipërisë, nën regjimin Stalinist të Enver Hoxhës, në tregimet e tij, autori përshkruan ndodhi, po aq absurd të tranzicionit postkomunist”. Ky është shënimi që shoqëron botimin e në gjuhën gjermane të përmbledhjes së njohur të shkrimtarit Ylljet Aliçka “Parrullat me gurë”. I përkthyer nga Edmond Ludwig dhe botuar nga shtëpia botuese MAS, me rastin e këtij botimi botuesi gjerman ka vënën edhe shënimin e mësipërm.
Ndërsa më herët, “Le Monde” vërente “Si përgjatë makthit të partisë, ashtu edhe nën anarkinë liberale që e zëvendësoi atë, mbetet e njëjta shpërbërje morale që i zhvlerëson personazhet e Aliçkës… Absurdi me të gjitha format e tij që të çon tinëzisht drejt poshtërsisë”. Ndërsa dikush i ka lexuar ‘Parullat me gurë’ si bartëse të një fryme oruelliane, ato shihen edhe si një kujtesë nga e kaluara dhe një paralajmërim për ato shoqëri ku rritet kontrolli i qeverisë ndaj gjuhës. Mesazhi i Aliçkës na kujton se, nëse do të ngërthehemi nga propaganda, kemi humbur veten tonë. Disa vite më parë pas botimit të këtij libri në polonisht, shkrimtari i njohur polak Riçzard Kapuçinski ndër të tjera ka shkruar “…i lexova me emocion dhe konsideratë të lartë, fjala është për disa tregime të shkurtra të një letërsie të madhe..”) Varianti gjerman i parullave të Aliçkës, pason botimet e këtij libri në frëngjisht, italisht, çekisht, anglisht dhe polonisht si dhe filmin e mirënjohur të regjisorit Gjergj Xhuvani “Sllogans”, me skenar të autorit vetë autorit të parullave.