Këngëtarja e njohur Adele ka konfirmuar ndarjen nga bashkëshorti i saj Simon Konecki.
“Adele dhe partneri i saj janë ndarë. Ata do ta rrisin djalin e tyre plot dashuri. Si gjithmonë Adele dhe Simon kërkojnë privatësi. Nuk do të ketë komente të mëtejshme.” shkruhej në deklaratën e dalë nga përfaqësuesit për shtyp të këngëtares.
Adele dhe Konecki janë prindër të një djali 6 vjeçar, Anxhelo, i cili erdhi në jetë në tetor të vitit 2012.
Çifti i njohur gjithnjë ka zgjedhur ta mbajë larg vëmendjes mediatike lidhjen e tyre edhe pse kohët e fundit kishte shumë spekulime. Ditën e djeshme, këtyre dyshimeve u erdhi fundi!