10 gabimet që bëjmë kur lajmë fytyrën:
- Zgjedhja e produktit të gabuar. Përdorni produkte të përshtatshëm për lëkurën tuaj.
- Larja e tepruar. Mos e lani më shumë se 1 ose 2 herë në ditë.
- Larja me ujë të ngrohtë që të hapen poret. Poret nuk kanë muskuj që të hapen e të mbyllen.
- Përdorimi i tepruar i scrub-it. Jo më shumë se 2 ose 3 herë në javë.
- Mos shplarja e mirë e lëkurës nga larësi.shplajeni fytyrën sa më shumë të jetë e mundur.
- Përdorimi i larësve irritues. Sa e shihni që ju acarojnë lëkurën, ndërpritini.
- Fërkimi me peshqir. Dëmton elastinën në lëkurën tuaj dhe i humbet kësaj të fundit butësinë dhe elasticitetin.
- Tharja e lëkurës dhe vendosja e kremit. Vendosni kremin apo serumin menjëherë pas larjes.
- Shpenzimi i tepruar. Mos shpenzoni pa fund. Nuk është ccmimi ai që përcakton cilësinë e produktit, por mënyra si e pret produktin lëkura juaj.
- Frika nga vajërat. Vajrat janë larës shumë të mirë, por duhen zgjedhur me kujdes. Jo ccdo vaj mund të aplikohet në të gjitha tipet e lëkurës, sidomos në lëkurën e yndyrshme.