SHBA/Bebe Rexha dhe Dua Lipa janë dy këngëtaret me origjinë shqiptare të cilat kanë hyrë fuqishëm në tregun muzikor ndërkombëtar. Viti 2018 ka qenë mjaft i suksesshëm për të dyja këngëtaret, të cilat kanë nxjerrë këngë që janë kthyer në hite. Por surpriza më e madhe është, se të dyja këngëtaret janë nominuar për çmimet më të rëndësishme muzikore Grammy.
Këngëtarja Shqiptare Bebe Rexha është kandiduar në dy kategori atë për duetin më të mirë Country për këngën “Meant to Be” dhe artistja e re më e mirë në botë. Në këtë kategori është nominuar edhe këngëtarja tjetër shqiptare , Dua Lipa.Grammy konsiderohet Oscar-i i i muzikës dhe kjo është pritur me lot nga 29-vjeçarja shqiptare Bebe Rexha.
Kjo është hera e parë që artistë shqiptare nominohet për çmimin më të rëndësishëm muzikor. Ceremonia madhështore do të mbahet me datë 10 shkurt të vitit 2019 në Kaliforni, SHBA.
Ndërkohë Bebe Rexha ditën e sotme ka postuar në Instagram një video ku shfaqet duke qarë nga gëzimi që është nominuar si artistja më e mirë në çmimet muzikore Grammy. “Kur sapo ke zbuluar që je nominuar për çmimin si artistja më e mirë në Grammy”- shkruan Bebe Rexha në Instagram.