Të gjithë e njohin demokraten, Albina Deda Gjoci. Një ish – deputete, mjeke në profesion, edhe pse nuk u përfshi në listat për deputete në parlamentin aktual, ajo vijon të jetë një demokrate e denjë. Albina Deda Gjoci, e njohur si studente e Dhjetorit dhe një, ndër studentet e para kundër rrëzimit të diktaturës, vijon të jetë e pozicionuar në radhët e Partisë Demokratike. Një ish- studente, e Doktor Sali Berishës, një vajzë e një familje të persekutuar, Albina vijon t’i përkushtohet, Partisë Demokratike. Edhe pse u la jasht listave për deputete, ajo përsëri qëndroi në shtabet elektorale duke punuar me të djathtët, për rezultate dhe përfaqësime dinjitoze, e të zgjedhurve, për në Parlamentin e ardhshëm. Demokratia Deda, kurrë nuk reagoi ashpër kundër liderit të saj të ri, Lulëzim Basha, apo kundër partisë mëmë. Me përultësinë e saj, mençurinë dhe qetësinë që e karakterizon ajo lufton që Partia Demokratike të përfaqësohet denjësisht ashtu siç ka bërë dhe këtë radhë, edhe pse jo në formë të mirë shëndetësore, ajo ka qëndruar pranë radhëve të demokratëve, në rrethin e saj Mirditë, ku është zgjedhur kryetari i ri, i këtij qarku. Ndaj Albina vijon të mbetet një demokrate e denjë, përtej përfitime personale, ku sot rrallë e më rrallë e bëjnë.
Ndër të pakta deputete që ndryshe nga koleget e saj që qëndronin në vilat luksoze, apo apartamentet në kryeqytet arreduar sipas tendencave të fundit, Albinës iu desh të udhëtonte vajtje ardhje, Tiranë – Lezhë, ku dhe kishte elektoratin e saj.
Për të mos përmendur këtu, luftën e madhe dhe të ashpër që bënë në katër vitet e shkuara me opozitën, përplasjet e forta deri me vet, Kryeministrin Edi Rama, qëndrimin e gjatë në “çadrën famëkeqe”, e deri tek tek fshirja me një të rënë të lapsit, nga lista për deputete. Sërisht Albina nuk u ndie.
Sot Deda njihet si një ndër demokratet e ashpra, kritike ndaj qeverisë aktuale. Edhe në këtë ditë dhjetori të ftohtë, që përkon dhe me zgjedhjet në radhët e demokratëve në rrethin e saj Mirditë, sërish ka qenë prezent e nga ku shprehet:
“Sot Dega e PD-së Mirditë, mbajti Kuvendin e saj zgjedhor. Pas një turi serioz elektoral dhe dëgjesa në ç’do fshat të rrethit delegatët përfaqësues, zgjodhën sot me votë unanime z.Mark Ruçi në krye të demokratëve mirditas! Që prej viteve ’90 nuk është parë një angazhim e entusiazëm i tillë se vetë koha e vështirë që po kalon demokracia e apelon. E mbi të gjitha në Mirditë ku prej vitit 2013 është rikthyer jo vetëm lufta e klasave por dhe krimi e korrupsioni si askund tjetër. Si demokrate i garantoj të gjithë bashkidealistët se sot që këta monstra duken të fuqishëm janë më të dobët se kurrë dhe nuk ka krim as vjedhje, mashtrim a propagandë që i shpëton.
Se nga anët tona thuhet prej kohësh se zullumi këputet tek pjesa me e trashë. Pra këta zullumqare janë në prag funerali. Duke zgjedhur z.Mark Ruçi në krye të PD-së, Mirditë nuk u vu vetëm një lider demokrat e intelektual qëndrestar, por një njeri me vlera humane e me kod të lartë etike politike e njerëzore me reputacion të padiskutueshëm falë thjeshtësisë e komunikimit.
Mbi gjithshka, Mark Ruçi plotëson parametrat e kauzës së kryetarit, Basha dhe PD-së për përfshirjen në politikë të figurave të pastra e të pakriminalizuara.
Me këtë rast i përcjell gjithë respektin dhe mbështetjen z.Ŕuçi dhe gjithë demokratëve për realizimin e objektivave të misionit tonë qytatar e politik. Një vleresim për të ngarkuarit e z.Basha në këto zgjedhje z. Arben Ibro e Arben Sefgjini për përkushtimin, korrektësinë e maturinë e tyre në këtë fushatë zgjedhore.
Suksese! AD”, përfundon fjalën e saj demokratja Deda.