To top
14 Tet

“Kiss Dent” një emër që duhet t’i besoni!

“Kiss Dent”, është klinika prestigjioze në zemër të metropolit. E vendosur prej pak kohësh në një nga kullat më të njohura në Tiranë, me një eksperiencë të gjatë dhe një staf të kualifikuar Kis Dent, është klinika prestigjioze që gjithkush mund t’i besojë buzqeshjen dhe dhëmbët e bukur. Me parametra ndërkombëtar, një shërbim cilësor, në materiale dhe shërbime, tepër sterilë, stafi i Kiss Dent është aty në shërbim të pacientëve elitarë, brenda dhe jasht vendit. Një shërbim i një kualiteti pa dallim me klinikat ndërkombëtare. Ndër të paktat klinika ku shërbimi kryet aty për aty, së bashku me një laborator, brenda. I ideuar prej vitesh tashmë, me shumë finesë dhe kujdes, nga çifti i bashkëshortëve Albert dhe Vera Gjata, kjo klinikë vijon rrugën e saj të suksesit, e ndjekur nga e bija, Alba Gjata, e diplomuar për stamotologji me mjaft specializime dhe trajnime jashtë vendit. Doktoresha tjetër, Alba Prifti është një emër i besuar, po me një eksperiencë të gjatë e ndjekur nga një staf i gjerë  i kulifikuar. Për më shumë informacion ju mund të lexoni intervistën e dhënë nga stafi i klinikës “Kiss Dent”.

(Në foto) Dr. Alba Gjata dhe Dr. Alba Prifti

 

Çfarë është “Kiss Dent” ?

“Kiss Dent” është një qendër stomatologjike me standarte Europiane, me një eksperiencë 25  vjeçare në tregun Shqiptar,  është specializuar në të gjitha shërbimet e dentistrisë, duke filluar nga terapia dhe duke përfunduar tek implantet. E pajisur me laboratorin e saj dentar bën  të mundur përfundimin e të gjitha proceseve dentare në një kohë rekord, por pa sakrifikuar cilësinë dhe estetikën.

Cila është veçantia e “Kiss Dent”?

Siç e përmenda dhe më sipër “Kiss Dent” është një qendër që ka të përfshirë në brendësi të saj dhe laboratorin, i cili është i pajisur me aparaturat më moderne dhe të gjeneratës së fundit, si psh sistemi CAD-CAM, që bënë të mundur realizimin e fasetave, kurorave dhe urave me anë të kompjuterit, duke bërë të mundur që jo vetëm këto punime të kryhen në një kohë shumë më të shkurtër por dhe që të kenë një precision maksimal duke qenë se procedura kryhet nga kompjuteri, që siç e dimë janë të pagabueshëm. J Vëmendje të veçantë u kushtojmë dhe materialeve e produkteve që ne përdorim në punimet tona. Dihet që një material i një cilësie të lartë do të japi një rezultat perfekt, për më tepër mos harrojmë që punimet tek dentisti bëhen në gojë, pra brenda në organizmin e njeriut, dhe është shumë e rëndësishme të kenë standarte dhe mos jenë toksike. Tek ne përdoren  vetëm materiale të certifikuara, kryesisht të shteteve Gjermani, Zvicër, Austri, USA. Dhe çdo pacient mund të shohi situatën e dhëmbëve me anë të kamerave intraorale, ku punët që kryen fotografohen Para-Pas me kamera intraorale për të qenë sa më transparente me pacientët tanë.

Sa i rëndesishëm është kujdesi për higjenën orale? Sa shpesh duhet të shkohet tek dentisti dhe raporti  juaj me pacientët?

Kujdesi i higjenës orale është po aq i rëndësishëm sa çështë kujdesi i shëndetit të njeriut në përgjithësi, goja dhe dhëmbët janë pjesë e organizmit të njeriut, dhe kryen funskionet më të rëndësishme në jetën tonë, siç është të ushqyerit dhe të folurit, përveç anës estetike që ka dhe ajo rëndësinë e vet. Fatmirësisht vitet e fundit edukata mbi kujdesin oral është rritur, njerëzit janë bërë më të përgjegjshëm dhe shfaqin më shumë kujdes për dhëmbët e tyre. Për sa i përket vizitës tek dentisti nuk duhet lënë që tek dentisti të na çojë vetëm dhimbja, zakonisht në tilla raste situata e dhëmbit tuaj është kritike, duhet që vizitat të jenë rutinë dhe kur nuk është dhimbja arsye. Sygjerohet të shkohet tek dentisiti një herë në 6 muaj për të bërë pastrimin e gurëzave dhe kontrrollin e gjendjes së gojës. Ne krenohemi për raportin që kemi me pacientët tanë shumë prej tyre shndërrohen dhe në miq, pasi janë “rritur” tek Kissdent, dhe ne jemi “rritur” bashkë me ta. Është kënaqësi e veçantë kur pacientët të ndjekin ndër vite dhe sjellin dhe familjen dhe miqtë e tyre , kjo është tregues që ngelen të kënaqur nga shërbimi ynë. Ne u dërgojmë çdo 6 muaj një sms kujtues, për të bërë vizitën kontroll e cila është falas  dhe nëqoftëse është e nevojshme pastrimin e gurëzave.

 

Por për fëmijët, kur është koha e duhur që të bëjnë vizitën e parë tek dentisti?

Siç thashë dhe për të rriturit theksoj që s’duhet të jetë dhimbja që ta sjelli fëmijën tek dentisti, sepse zakonisht është tepër vonë për të shpëtuar dhëmbin  dhe bën që dhe fëmija të kalojë një eksperincë traumatike nëqoftëse shkon me dhimbje që herën e parë tek dentisti. Prindërit duhet ta çojnë fëmijën vizitë tek dentisti që në momentin që fëmija fillon kupton dhe shfaq shenja bashkpunimi, zakonisht mosha 3 vjeçare është e përshtatshme, kjo s’do të thotë që fëmija të kryej ndonjë procedurë dentare në moshë aq të vogël, por thjesht të bëj një vizitë, të njohi kabinetin dentar, të krijoj shoqëri me dentistin. Ky familjaritet që do krijojë me dentistin do i  bëj shumë më të thjeshta vizitat në vazhdim.

 

 Është e  vërtet që tek dentisti nuk rregullohen vetëm dhëmbët por bëhen dhe ndërhyrje të tjera estetike?        

Po, patjetër. Vitet e fundit duke parë interesimin gjithnjë e në rritje të njerëzve mbi estetikën e fytyrës u shtua ky shërbim dhe tek dentisti, i cili duke qenë njohës i mirë i anatomisë të fytyrës është i kualifikuar të kryejë ndërhyrje të tilla jo invasive në fytyrë, siç janë fillersat (acidi ialuronik dhe trajtimi me botox). Pavarsisht kësaj duhet që dentistët të jenë të trajnuar posaçërisht për kryerjen e këtyre injektimeve në fytyrë.Trajtime të tilla jo vetëm që ndryshojnë pamjen tuaj pozitivisht por dhe kryhen në kohë shumë të shkurtër, dhe s’ka nevojë për rekuperim, dhe mund t’i kthehemi punës dhe jetës së përditshme direkt të nesermen. Buzet e holla kthehen në të plota dhe me formë, hunda me kurriz bëhet e drejtë dhe e bukur vetëm në 10 min punë, nofulla koturohet për të qenë më e hequr dhe me fine, mollzat mund të ngrihen dhe rrudhat mbushen. Procedura të tilla bëhen zakonisht në 10-20 min aman sjellin një rezultat natyral dhe të shpejtë. Në përdorim një linjë shumë prestigjoze në tregun ndërkombëtar dhe më të mirën në tregun Shqiptar, “TEOXANE” është një firmë zviceriane që ka një cilësi të lartë të produkteve dhe radhitet në 3 linjat më të mira në botë. Pra s’ka asnjë arsye pse të jemi ngurues për të kryer procedura të tilla që na bëjnë të ndihemi mirë me veten.

Siç e përmendët dhe ju pjesmarja në trajnime të ndryshme është e nevojshme në rritjen  profesionale të mjekut stomatolog?

Stomatologjia është një fushë që është gjithmonë në zhvillim, dhe është shumë e rëndësishme të investosh në këtë profesion me trajnime të ndryshme, që ne tek KissDent nuk i lëm asnjëherë pas dore. Trajnimet kryhen si brenda dhe jashtë Shqipërisë, ku disa nga vendet që mund të përmend janë : Neë York, Korea e Jugut, Francë, Gjermani, Itali etj

 Një informacion mbi implantet, çjanë dhe pse përmenden kaq shumë?

Implanti është zgjidhja më e mirë protetike për zëvendësimin e mungesave të dhëmbëve në gojë, sepse luan rolin e rrënjës së dhëmbit, nuk sakrifikohen dhëmbët ngjitur  për tu zvogëluar,parandalojnë humbjen kockore që ndodh kur nuk ka dhëmbë. Implantet kanë estetikë të lartë, nuk krijojnë diskomforte dhe vështirësi në të folur. Kanë rezistencë shumë të lartë dhe do ju zgjasin pafund. Duhet të jemi të kujdesshëm kur zgjedhim firmën e implanteve dhe dentistin që do e kryej procedurën. Tek KissDent implantet vendosen shpejt e pa dhimbje. Ne përdorim implante të firmës prestigjoze franceze ETK, që mbahen nga më të mirat në treg sot për sot.

 

 Tek ju drejtohen dhëmbët përveç me aparate të ndryshme por edhe me aparate  tërësisht transparent, NUVOLA, një trend i ri ky tashmë. Çfarë është NUVOLA ?

NUVOLA është aparat estetik i gjeneratës së fundit, aparati është trasparet duke ruajtur një estetikë të lartë. Dhëmbët tuaj do të drejtohen pa “u kuptuar” nga të tjerët, pa nevojën e braketave metalike dhe telit. Nuvola është ideale për moshën nga 12 deri në 80 vjeç J Anë tjetër pozitive e NUVOLES është mbajtja lehtë e higjenës së gojës, duke qenë i levizshëm ju mund ta hiqni sa herë që hani dhe ta pastroni  lehtësisht atë.

Rrezultatet arrihen shpejt me NUVOLA, për pak muaj ju do keni buzëqeshjen që keni ënderruar gjithmonë.

Për të gjithë të interesuarit që u bënë kurioz me larmishmërinë e trajtimeve që ju ofroni, ku ndodhet KissDent?

KissDent ndodhet në zemër të Tiranës, pranë  stadiumit “Qemal Stafa” tek rezidenca AMBASADOR 3, kati:3, ap 19.

Ne mirpresim këdo që është i interesuar të na vizitojë  qoftë dhe për një vizitë të thjesht. Mos harroni kontrrolli për shëndetin e gojës nuk është asnjëherë i tepërt, kështu që mos hezitoni të kaloni për një vizitë nga ne.  Ju mirëpresim!