Shegët nuk janë vetëm për t’u konsumuar, por mund të përdoren edhe si produkt bukurie.
Më poshtë keni të listuar disa përdorime të lëkurës së shegës për kujdesin ndaj flokëve, lëkurës dhe jo vetëm.
Parandalon puçrrat dhe aknet – Lëkura e shegës ka veti shëruese, prandaj mund të luftojë puçrrat, aknet dhe skuqjet në lëkurë. Ajo është e pasur me antioksidues të ndryshëm që luftojnë bakteret dhe infeksionet e tjera.
Fillimisht, thani lëkurën e shegës. Më pas i piqni pak në një tigan. Pasi të ftohen, i bluani me anë të një mulliri. Bëni një pastë me këtë pluhur dhe lëng limoni ose ujë trëndafili. Aplikojeni pastën në fytyrë, sidomos aty ku keni akne ose puçrra. Lëreni të thahet për pak kohë dhe në fund e lani fytyrën me ujë të vakët.
Parandalon rrudhat dhe shenja të tjera të plakjes – Studime të ndryshme kanë treguar se kur përzihen ekstraktet e lëkurës së shegës me vajin e farave, mund të krijojnë një maskë që parandalon enzimat të thithin kolagjenin dhe ndihmojnë në rritjen e qelizave të shëndetshme të lëkurës. Në këtë mënyre parandalohet dalja e shpejtë e rrudhave dhe shenjave të tjera të plakjes. Ndaj, përzieni pak qumësht me dy lugë gjelle pluhur lëkurë shege të tharë në diell. Mund të shtoni ujë trëndafili në vend të qumështit nëse keni fytyrë të shëndetshme. Aplikojeni maskën në fytyrë dhe lëreni derisa të thahet. Në fund lajeni fytyrën me ujë të vakët