Pas dy vjetësh mungesë, spikerja e njohur e lajmeve është rikthyer në ekranin e Top Channel në edicionet kryesore të lajmeve.
Ka qenë një ftesë nga drejtuesit e këtij televizioni, që gazetaren dhe spikeren e njohur e kanë rikthyer në ekranin e dashur për publikun. Ofertë kjo e vlerësuar dhe me kujdes nga gazetarja, mes disa ofertash të ndryshme.
Monika Stafa ka qenë prej vitesh imazhi i edicionit informativ në këtë televizion, duke u kthyer kështu në figurën më të dashur të shikuesve. Elokuente, me një portret të dashur dhe tejet profesioniste, Stafa nuk është shquar jo vetëm si një folëse e zonja, por edhe për realizimin e mjaft emisioneve në “Exskluzive” si dhe dokumentarë të ndryshëm me tema tejet të veçanta, interesante, por dhe profesionale. Ajo njihet dhe si analiste e aktualitetit dhe autore e disa librave, ku më i fundit pritet të dalë në treg, me parathënie të Ismail Kadaresë.
Prej gati dy vitesh shkëputje, Monika u largua nga televizioni i njohur pas 15 vitesh si pjesë e tij, pasi u zgjodh kryetare e Këshillit të Ankesave në Autoritetin e Mediave Audiovizuale (AMA).