20 vite pas vdekjes, Azem Hajdari, themeluesi i Partisë Demokratike ka bërë bashkë demokratët. Në ceremoninë përkujtimore në nderim të figurës së tij, ra në sy pjesëmarrja e ish-figurave me peshë në Partinë Demorkatike të përjashtuar nga lista për deputet në zgjedhjet e fundit parlamentare.
Astrit Patozi, Arben Imami dhe Igli Cara janë fotografuar nga LSA bashkë në homazhet e zhvilluara në nder të tribunit te demokracisë, ashtu si edhe Besnik Mustafaj apo Mesila Doda tashmë Sekretare e Përgjithshme e PDIU-së.
Por, Azem Hajdari ka mundur të bëjë bashkë jo vetëm demokratët, por edhe të majtën dhe të djathtën, pasi në ceremoninë në nder të tij është vënë re edhe prania e ministrit socialist Pandeli Majko.
Megjithatë ish-numri dy i partisë demokratike Jozefina Topalli ka munguar, në përkujtimjore u vu re edhe mungesa e Majlinda Bregut.