Berati këto ditë pritet të gjallërohet kundrejt disa aktiviteteve modeste kulturore. Roshniku i njohur për fiqtë, vreshtarinë, frutikulturën dhe blegtorinë, në datat 14-15 mirëpret qytetarët në “Festën e Roshnikut” , si një destinacion eko-turistik që kërkon të pasurojë përvojën e turistëve që vijnë në Berat, duke rritur kohën e qëndrimit të tyre në zonë.
Festa e Roshnikut ka si qëllim kryesor nxitjen e zhvillimit ekonomik të zonës duke u bazuar në zhvillimin e produkteve e zonës si dhe zhvillimit të turizmit të brendshëm dhe të huaj. Ejani dhe përjetoni nga afër eksperiencën e vjelies e përpunimit të fikut dhe rrushit, pikërisht në pikun e sezonit turistik të Beratit, në zemër të shtatorit.
Eja dhe ti si mik në Roshnik!
Bashkohuni me #FestatLokale! Ju mirëpresim në #FestaERoshnikut në 14 Shtator, Roshnik, Berat.
Eja dhe ti #SiMikNeRoshnik!
Agjenda e datës 14 Shtator
• 09:00 – 18:00 Hapja e panairit
• 10:00 – Fjalime përshendetëse
• 10:30 – 12:00 Program artistik me grupe popullore vendase
• 12:00 – Vjelje/ përpunim i rushit – vendodhja: Kantina Alpeta
• 13:00 – Vjelje/ përpunim i fikut – vendodhja: familja Kobuzi
• 14:15 – Qitje me pjatel
• Program artistik nga: Restaurant Roshniku; “Dinastia e Qyprillinjve”