Të gjitha vajzat kanë një hall të përbashkët kur vjen puna tek flokët! Sidomos pas sezonit të plazhit, ku faktorët e tillë si ekspozimi në diell apo kripa e detit e thajnë dhe e dëmtojnë flokun tuaj, duke e bërë që t’i humbasë shkëlqimi dhe butësia, e kthejnë në një mision çështjen e trajtimit ideal për flokë të shëndetshëm dhe me shkëlqim.
Kjo është një maskë perfekte që mund ta përgatisni brenda pak minutash! Efekti i saj është i menjëhershëm dhe ju do të ndjeni në prekjen e parë të flokëve ndryshimin fantastik që do t’ju ndodhë.
Maskë për flokët:
Përbërësit:
1 vezë
1 lugë pluhuri neem
1 lugë vaj kokosi
Përgatitja:
Miksohen përbërësit dhe aplikohen në rrënjë dhe në gjithë gjatësinë e flokut. Mbahet 30 minuta. Pas larjes mund të bëni shpëlarje me uthull molle të holluar për më tepër shkëlqim.
Përfitimet:
Forcon rrënjën e flokëve
Stimulon daljen e flokëve të rinj
Ndalon rënien
I jep flokëve butësi dhe shkëlqim
Zgjat flokët