Korrespondentja e CNN, Kaitlan Collins, është përjashtuar nga Shtëpia e Bardhë, gjatë vizitës së Presidentit të Komisionit Europian Jean Claude Juncker.
Shkak për këtë është bërë pyetja e gazetares, drejtuar Donald Trump në lidhje me audiopërgjimin, ku presidenti amerikan i ofron para ish-modeles së Playboy, Karen Mc Dougal, për të mbajtur të fshehtë historinë e tyre.
Kjo pyetje është cilësuar e pavend nga Zëdhënësja për Shtyp e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders, e cila urdhëroi nxjerrjen jashtë të Collins.
Ky veprim u kritikua së tepërmi edhe nga rivali më i madh mediatik i CNN, FoxNews.
Ndërkohë vlen të theksohet se Trump nuk i ka marrëdhëniet e mira me CNN, pasi e cilëson si një media që prodhon lajme fallco.