Katër studentë të Akademisë së Arteve prezantojnë diplomat e tyre në skulpturë dhe qeramike
Ata do të jenë padyshim artistët e rinj nudiste të së ardhmes, të cilët po lënë auditoret e Universitetit për të vijuar rrugën e artit. Të udhëhequr nga Prof. Sadik Spahija dhe lektori, Ergys Krisiko katër studentët e Akademisë së Arteve, në bashkpunim me studentë të tjerë, paraqitën punimet e tyre në skulptur dhe qeramikë në një ekspozitë të veçantë, në qendrën më të re të inaguruar këto ditë në kryeqytet, “Turbina”.
Zgjedhja e punimit të dipllomës së saj është një Nudo Formoze oversized por që mbi të gjitha është e bukur. Ka 2 arsye përse ajo e beri këtë zgjedhje, se pari: Në historinë e artit janë të shumtë rastet kur artistët kanë zgjedhur të bëjnë objekt të punës së tyre “lakuriqsinë” e femrës. Nudot e femrave në skulpturë kanë ecur paralelisht me nje riun si kultë riprodhimi që sigurisht janë edhe të tilla. Vepra e saj panvarsisht si konceptohet është krijuar për të treguar një femër formoze që shkëlqen, që rrezaton, që është e lumtur por që sigurisht ka dhe aftësinë të krijojë jetë. Është quajtur lakuriqsi sepse përtej nuditetit egziston një prirje për ta parë femrën të zhveshur nga mistikja, nga ajo që është hermetike gjë të cilën e imponon shoqëria sot.
Së dyti në rrjedhën e kohës shoqëritë kanë krijuar modele që duhen ndjekur, por pa patur kritere të mirëpërcaktuara pranimi.
Puna e tij e diplomës konsiston në “Punën pa Fryt”, duke iu referuar Mitit të Sizifit. Në mit procesi vjen si pasojë e dënimit, ndërsa në ditët e sotme paralelizohet në punët e pa frytshme që detyrohemi të bëjmë të shtyrë nga presioni I ditës dhe i ashtëquajturi kapitalizëm. Miti është koherent dhe në ditët e sotme dhe Osmani e ka paraqitur si lojë rrotulluese në të njëjtin bosht veprimi. Dënimi që iu është transmetuar dhe në brezat e tjerë atyre që do të vinin pas. Edhe pse jo koshiente edhe pa bërë asgjë të denueshme në të tashmen e mbajmë mbi supe dhe rëndon akoma. Është e ngjeshur si hija poshtë këmbëve tona, pra ne jemi të dënuar të përsërisim vetveten. Ndaj në thelb ne jemi po të njëjtë me pasardhësit tanë. Mund të ndryshojmë mënyrë jetese, kushtet mirëqenien, por prapë mbetemi të njëjtë.
Gravitet- Një fenomen apo forcë e natyrës e cila të gjitha objektet me vëllim dhe peshë i tërheq në qendër të tokës. Ajo çka e individualizon çdo njeri është rrugetimi i tij në kohë, historia që ai lë pas, eksperiencat që kalon, vendi kurritet dhe zhvillohet psikologjikisht. Të gjitha këto përcaktojnë atë që ai është sot. Mbi idenë e university unë krijova “universin tim”, kujtimet dhe mendimet e mija. “No Gravity” qëndron si një kub statik i palëvizshëm duke krijuar kështu idenë e një kujtimi i cili ka lënë gjurmë në mendjen e saj, dhe sado vite që të kalojë ai kujtim do të mbetet aty. “No Gravity ” mundohet të imitojë këtë kujtim, që mund të jetë dhe i shumë individëve të tjerë. Ashtu siç funksionojnë në vetvete të shumtë kujtime, mendime dhe ndienja. Ajo është një pjesë e saj intime që me përket vetëm mua. Një copëz kujtimi i shkëputur nga mendja e saj kthyer në 3Dimensionalitet.
Anxhela, transmeton një fragment në kohë e cila tanimë nuk ekziston, por është e gjallë në mes të qindrave kujtimeve apo imazheve fotografike që truri arkivon. Donte të përcillte le të themi diçka intime me sinqeritetin e një fëmije. Krijoi diçka me bazën e emocionit që të ketë po këtë qëllim.
E katitulluar “Unë jam” frymëzimi dhe krijimi i kësaj vepre, që kalindur nga pena dhe simbolika e saj. Duke e analizuar si objekt, pena është ura lidhëse midis mendimit dhe formës së tij fizike (të shkruar), kjo gjë lidhet me karakterin e tij pasi e sheh që e gjen më shumë veten në punë dhe kërkon që veprat të shprehin atë që Eraldi ndonjëherë nuk mundem ta thojë me fjalë.
ERALD PACI 2:
Frymëzimi i kësaj vepre lidhet drejtpërdrejt me shekullin ku po jetojmë, me zhvillimet gjithnjë e me teknologjike që po ndërthurin jetën tonë. Gjithnjë e më shumë e sheh këtë si një mungesë të komunikimit midis qenieve njerëzore ku gjithshka është bërë më e ftohtë, ku emocionet i kanë lënë hapsirë ekrane vetë celularëve apo PC-ve për tu shprehur. Për këtë arsye në formë ironike ai kërkon që vepra e tij të bëhet simbolika e një Obelisku, në këtë rast “Obelisku i fjalës së shekullit të 21”, ku të gjitha informacionet përthithen dhe vdesin në hapsirën që nuk shprehen.