Buka, produkti që vijon të mbetet në krye të listës së ushqimeve që shqiptaret konsumojnë me shumicë, na kërcenon shëndetin. E kanë konfirmuar këtë dhe specialistë të fushës të cilët nuk e mohojnë se prej konsumit të saj mund të rrezikohesh edhe nga kanceri. Dhe kjo për shkak të lendës së parë, pra miellit me të cilin ajo prodhohet.
Lidhur me këtë rrezik televizioni Top Channel ka raportuar se ka kryer një eksperiment me bukën e zezë dhe atë integrale. E ka futur në ujë për 60 minuta dhe ka konstatuar se ajo e ka lëshuar ngjyrën, çka do të thotë se gjatë përgatitjes është përdorur ngjyrues ushqimor. Këtë rezultat e ka konfirmuar edhe eksperti i ushqimit Abdyl Sinani.
“Buka nuk duhet të lëshojë ngjyrë. Kjo tregon se ata marrin miellin e bardhë dhe i hedhin ngjyrues”, shprehet Abdyl Sinani, që thekson se ka edhe ngjyrues që dëmtojnë rëndë shëndetin e njeriut, deri në kancer. Dhe mendoni që buken e quajtur “integrale” e konsumojnë të sëmurët me diabet dhe semundje të tjera për të mos lejuar ngritjen e sheqerit në gjak.