To top
26 Tet

Per nje buzeqeshje Hollivudiane ne Aesthetic Dental

Përshëndetje Dr.sh Viada, ju së bashku me bashkëshortin tuaj Dr. Ervin Bello keni hapur klinikën dentare “Aesthetic Dental”, do të thoja prestigjoze nga cpo shoh, dhe në zemër të metropolit. Sa vite keni këtu ?
Dr. Viada: Përshëndetje dhe faleminderit për kohën dhe vëmendjen që keni rezervuar për klinikën tonë, ccdo mjek do të ishte i nderuar të intervistohej nga  revista juaj. Klinika jonë është hapur 11 vjet më parë. Sicc e thatë ju nuk ka qenë rastësi zgjedhja e zemrës së metropolit sepse u studiua dhe u mendua shumë gjatë nga ana jonë zgjedhja e pozicionit. Vërtet  vitet e para kanë qenë të vështira, por me kalimin e kohës klinika arriti të afirmohej në sajë të punës sonë dhe të stafit që bashkëpunon me ne.
Tanimë shohim klinika të shumta të ndërtuara afër njëra tjetrës dhe shpesh përse një pacient duhet të zgjedhë klinikën tuaj? Cilat janë risitë dhe përparësitë dhe cilat janë metodat më të reja që ju keni futur?
Këtë vëmendje klinika jonë e në sajë të kërkesave dhe pritshmërisë që i kishim vendosur vetes. Përpos shërbimeve terapeutike dhe funksionale që  ccdo klinikë dentare i ofron, risia që klinika jonë ofroi që në vitet e para ishte një përkushtim i pamasë ndaj Estetikës. Finesa dhe bukuria ekziston në ccdo punim që ne bëjmë. Zbardhimi me lazer, mbushjet estetike me porcelan, dhe finesa në cdo punim protetik mund të them që janë veccantitë e klinikës tonë. E ashtëquajtura ” Buzëqeshje Hollivudiane” ka qenë gjithmonë përparësia jonë. Punime shumë të bukura po njëkohësisht shumë impenjative janë Fasetat ose Veners ku ndërthuret finesa  dhe  estetika maksimale për t’i dhuruar pacientit një punim funksional, të bukur dhe njëkohësisht shumë origjinal. Ekzistojnë dhe punime me kurora full qeramik (të përbëra vetëm nga porcelan i presuar). Këto materiale përveccse janë shumë estetike, shumë të fortë janë edhe biokompatibel (nuk japin irritime të gingivave). Kjo mundëson origjinalitetin dhe zhduk frikën e pacientit se dhëmbet do t’i duken të vëna.
 Ju shquheni për një klinikë që frekuentohet prej VIP-ash. Sa e lehtë dhe e vështirë është të punosh me ta?
Konstatimi juaj është i drejtë. Është e vërtet që klinika frekuentohet  nga shumë  persona VIP. Ndërkohë ju po mendoni se cilët jane ata, por etika jonë profesionale nuk na lejon të  përmendim emra. Megjithatë falë tyre dhe kërkesave që ata shprehin për anën estetike na kanë perfeksionuar në punën tonë, sepse ccdo punim shikohet  me një sy shumë kritik deri në detajet më të imta.Nuk do të thosha që është e vështirë të punosh me VIP-a sepse ajo ccka ata kërkojnë dhe ajo ccka ne ofrojmë ecin paralelisht. Modestisht me personat VIP gjendemi në sintoni të plotë. Pastaj sadisfaksioni profesional është i papërshkrueshëm kur shohim rezultatet tona në ekran.
 Nëse individet në moshë të madhe kanë dhëmbë të shtrembët a mund të korrigjohet ky defekt dhe si?
Padyshim që ka raste të shumta por që janë të trajtueshme. Mënyrat se si trajtohen varen nga faktorë të ndryshëm. Punimet protetike shpesh janë zgjedhja më e mirë. Kjo na bën të mundur të përmirsojmë shëndetin oral, funksionin dhe estetikën në një kohë të shkurtër dhe për një periudhë afatgjate. Materialet që përdorim për këto lloj punimesh që garajtojnë jetëgjatësinë e tyre janë aliazhet fisnike duke filluar nga paladiumi deri tek floriri. Këto materiale janë risi e klinikës tonë pasi i përdorim shumë shpesh megjithëse janë punime të kushtueshme por autenticiteti dhe cilësia e tyre nuk diskutohet sepse punimi shoqërohet nga një certifikate e cila provon cilësinë. Në punime nuk mungon zirkoni, Hip zirkoni deri tek metalet e thjeshta.
Cfarë duhet të ketë parasysh një individ për të pasur dhëmbë të bukur dhe të shëndetshëm?
 Në rradhë të parë qëndron higjena e përditshme që pacienti duhet të mbajë. Pastaj vjen kontrolli periodik, mirë do ishte një herë në 6 muaj të kontrollohet tek dentisti i tij dhe kush kërkon më tepër se kaq, për shembull një “Buzëqeshje  Hollivudiane”  zbardhimi me rreze lazer ju a mundëson në një kohë fare të shkurtër dhe rekomandohet 1 herë në vit duke iu bashkangjitur edhe materialet shtesë për mirmbajtjen e këtij zbardhimi. Duhet të shtojmë që një kujdes i veccantë duhet t’i kushtohet dietës ushqimore. Përdorimi me masë i karbohidrateve dhe pijeve me ngjyrë dhe të gazuara gjithashtu edhe kujdes ndaj veseve si cigarja.                                                                                                                               
Ku mund t’iu gjejnë klientët?
Klinka jonë ndodhet në Bulevardin Bajram Curri , Rruga Vaso Pasha 2
Dr.Ervin Bello  0692035111
Dr.Viada Bello ( Mehaj) 0684035094
Dr. Evelina Shehaj      
Nr. i klinikes. 042223501