Mbrëmjen e sotme është inaguruar qendra e re e artit, “Turbina” e ndërtuar në mjedisin e rrënuar të ish-Laboratorit të Hidrologjisë, në Tiranën e Re, pranë gjimnazit “Petro Nini Luarasi”.
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se “Turbina” do të jetë qendër multifunksionale dhe me dy salla optimale.
Duke u ndalur te debati për Teatrin e ri Kombëtar, Rama u shpreh se ai do të ndërtohet dhe se nuk u takon artistëve për të vendosur, por qeverisë, që është votuar nga qytetarët.
“Pyetja e vërtetë s’është a duhet të ruhet ngrehina absurde apo duhet të ndërtohet një teatër i ri. Teatri s’është prona ekzkluzive e aktorëve e regjisorëve të momentit, se u takon qytetarëve dhe specialistëve dhe sigurisht dhe debati me aktorët të jetë i domosdoshëm. Por s’ka debat a duhet a s’duhet… Godina e teatrit s’është pjesë e një historisë. Godina e ka humbur bastin aventuresk me kohën”- u shpreh Rama