Zonja e 45-të e Amerikës, Melanie Trump festoi 48-vjetorin e lindjes në Shtëpinë e Bardhë. Mediat ndërkombëtare, pasi e kanë uruar i kanë dedikuar një hapësirë jetës dhe look-ut të saj. E ndërsa i pari që e ka uruar padyshim ka qenë vetë Donald Trump bashkëshorti i saj.
Trump telefonoi emisionin “Fox and Friends”, për t’iu thënë prezantuesve se bashkëshortja e tij Melania kishte ditëlindjen.
Drejtuesit e pyeten Trump se cfarë ai i kishte blerë për ditëlindje Melanisë : “Më mirë të mos flas për këtë, se do më gjejë belaja. I kam bërë një kartolinë të bukur . Ju e dini që jam shumë i zënë, për të dalë të kërkoj, dhurata, kështu që i kam bërë një kartolinë dhe lule shumë të bukura”. E ku ka dhuratë më të bukur dhe të dashur për femrat?!
Por një urim tejet special nuk ka munguar as nga Ivanka Trump, vajza e Trump për Melaninë. E cila e ka uruar në insta story me fjalë të ëmbla dhe nje tortë, ku e uron dhe e vlerëson si një grua të jashtëzakonshme, si nënë dhe si Zonjë të Parë.