Viola Lleshi (Estetiste – Vip Line)
Në këtë periudhë vere ashtu siç rilind dhe natyra me plotë fuqinë e saj dhe shpërthen në freski dhe në ngjyra duke sjellë
një energji pozitive dhe një mirëqenie të plotë, ashtu edhe lëkura jonë ka nevojë për trajtime estetike që të sjellin dritë, vezullim dhe jetë në të. Për këtë nevojiten disa trajtime specifike estetike që të nxjerrin në pah më të mirën e lëkurës tonë, duke sjellë një ekuilibër të nevojshëm. Në këtë stinë disa nga trajtimet estetike që ne mund të bëjmë sigurisht janë ato vitaminike dhe rivitalizues, detoksifikuese, purifikuese dhe trajtimet anti stress, të cilët do e bëjnë lëkurën tonë të shkëlqejë dhe të jetë e plotë dhe shumë
tonike, por mbi të gjitha të përgatitet për ardhjen e diellit dhe stinën e verës, e cila është shumë solare dhe për të cilën
duhet të tregojmë kujdes dhe mbi të gjitha mbrojtje. Trajtime estetike me bazë vitamine E, e cila ushqen lëkurën , furnizon lëkurën me oksigjen dhe i rikthen shkëlqimin e duhur. Trajtime estetike me Qoenzime 10, e cila është një derivat i vitaminës E dhe ka një efekt antioksidues dhe kundërt radikalëve të lira, të cilat janë qeliza që ndikojnë në plakjen e parakohshme . Trajtime estetike me vitaminën A, e cila ndihmon në eleminim e yndyrën në lëkura të yndyrshme, stimulon rigjenerimin qelizor ka një efekt anti rrudhë dhe stimulon metabolizmin e qelizës. Trajtime estetike me acid hyalurinik, i cili njihet si një nga hidratuesit më të mire, duke zbutur lëkurën dhe duke e bërë atë më të plotë dhe përmirëson elasticitetin e shtresës kutane Trajtime estetike me vitaminë B6, e cila është shumë efikase
për lëkurat e yndyrshme sepse arrin të rregullojë sekretimin e sebumit (yndyrës) dhe camphorit që ka një efekt astringjent
të poreve. Pra, janë shumë të rëndësishme trajtimet estetike me bazë këto elemente, si edhe të tjerë sepse arritjen të përmirësojnë
barrierën lipidike , të rivendosin ekulibrin dhe të ushqejnë epidemën duke i dhënë lëkurës jetë dhe duke e përgatitur
për stinën pasardhëse. Është shumë e rëndësishme, por shumë e rëndësishme që në këtë stine ku dhe dielli jonë mesdhetar është shumë i fortë të mos bëjnë trajtime estetike invasive, të cilat irritojnë lëkurën apo eksfoliojnë lëkurën në thellësi duke hequr një
nga nënshtresat e shtresës së parë të lëkurës, sepse mund të bëhen faktor predispozues për njolla dhe për irritime ose infeksione të ndryshme ose përkeqësim të lëkurave me akne apo komedone të infektuara, që paraqiten me papula, ciste,etj. Sepse nëqoftëse ne e lëmë lëkurën tonë të pambrojtur nga qeliza, të cilat kanë nja faktor mbrojtës dhe në arrijmë të prishim barrierën mbrojtëse, si NMF (natural moisture factor) pra e kemi lënë atë të zhveshur dhe të pambrojtur nga pluhuri , smogu, nga mikroorganizmat, si
edhe nga DIELLI, është shumë e rëndësishme sëpse diellli mund të shkaktojë njolla të parekueperueshme dhe dua të theksoj që njollat janë një nga problemet më të vështirë për t’u zgjidhur në estetikë dhe në dermatologji. Prandaj kujdes!!! Disa nga trajtimet e tilla që nuk mund të bëhen tani, por në periudhë e dimrit mund të bëhen pa asnjë problem janë , mikrodermoabrazioni, peeling kimis të asnjë lloji, as të lehtë dhe çdo lloj aparature që ndërhyn në parametrat natyrale të lëkurës tonë. Ah, përdorni edhe krem me faktor mbrojtës me patjetër.