Vetëm pak ditë më parë Ben Blushi bëri lëvizjen e tij më të fundit, ku bëri me dije largimin e tij, nga drejtimi i forcës politike, “Libra”, për t’iu rikthyer profesionit më të vjetër, pikërisht gazetarisë, ku pritet të marrë drejtimin e Tv më të madh Kombëtar, “Top Channel”. Blushi njihet si një ndër personazhet më aktivë në fushën politike, por dhe një zë mjaft kritikë kundrejt mazhorancës dhe kryeministrit të vendit, Edi Rama. Vetëm pak ditë më parë, vet Blushi bëri, të ditur largimin e përkohshëm, nga politika.
Ka qenë pikërisht pronarja Vjollca Hoxha, që ka bërë një propozim të tillë. Një pikasje dhe zgjedhje, me shumë delikatesë e me shume shije, për t’i besuar drejtimin e televizionit më të madh në vend, një figure si Ben Blushi. Lëvizje që po vijojnë gjithnjë e më shumë në këtë televizion, dhe që pritet të ndodhin dhe në ditët në vijim.