Julia Roberts festoi ditëlindjen e saj të 50-të këto ditë! Fituesja e Oscar-it ka thënë për revistën “InStyle”, që po e pret dekadën e pestë në jetë me “krahë hapur dhe mirënjohje”, por ajo këmbënguli që “nuk ka asgjë të ndryshme në këtë ditëlindje në krahasim me të tjerat.”
Ende, duket sikur njerëzit nuk e besojnë. Gruaja e bukur tha që vazhdon të pyetet sesi është në të vërtetë të mbushësh 50 vjeçe. Reagimi i saj?
“Seriozisht e keni? Jemi në këtë pikë? E ka bërë njëri këtë pyetje me George Clooney ose Brad para kësaj moshe?”
Kjo është një vërejtje e drejtë, por nuk mund të fajësosh që njerëzit janë të interesuar për sekretin e saj që duket dhe ndihet kaq mrekullisht, pavarësisht moshës.
Gjatë këtij viti, Julia bëri histori kur People e shpalli Gruan më të Bukur të Botës për herë të pestë më shumë sesa cilado tjetër. Edhe shoku i saj George Clooney e ka fituar Burri më Seksi vetëm dy herë.
Atëherë, cili është sekreti?
“Martohu me njeriun e duhur, lind një kokëkuq dhe ki mikesha shumë të mira”, shpjegoi Julia në intervistën e saj në InStyle, kokëkuqi ishte për djalin e saj 12 vjeç, një nga tre fëmijët e saj me Daniel Moder. “Këto do ishin tre çelësat e gëzimit.”
Dukshëm, është e vërtetë. Julia ka thënë që është shumë e lumtur. “Nuk ka mënyrë tjetër për ta përshkruar pa tingëlluar patetike apo qesharake sepse gjithçka në mendjen time përfundon me një pikëçuditëse”, vazhdoi ajo. “Dhe çështja është që ne kemi këta tre njerëz që janë pasqyrimi i plotë i afeksionit që kemi për njëri-tjetrin.”
Duket e vërtetë!