Deputetja Elona Gjebrea (Hoxha) është ndierë tepër nostalgjike këto ditë teksa ka sjellë në memorien e saj foto dhe kohë të viteve të mëparshme, teksa studionte në Suedi, në studimet e saj shkencore në fushën e aerobiologjisë, fushë të cilën e ka dhe sot mjaft të përzemër krahas politikës. Por me këtë status Elona jep dhe një mesazh të rëndësishëm për të rinjtë shqiptar.
Janë pikërisht kohë të bukura të paqta ndryshe nga ditët e rrëmujshme dhe të vrullshme të politikës.
Fotot janë nxjerrë nga arkiva personale e Elonës, që duhet theksuar se postime te tilla janë, të rralla, aq më shumë private. Elona shfaqet tejet në formë, disa vite më e re, me flokë po të kuqe, elegante dhe tepër sharmante, karakteristika të cilat vijon t’i ketë dhe sot. Nëpërmjet fotove dhe statusit të saj Elona shprehet si më poshtë.
“Nostalgji: Duke rrëmuar në albumet familiare më dolën disa foto, të qëndrimit tim në Stockholm, Suedi gjatë periudhës 1994-1995. Me një bursë të qeverisë suedeze për studime në fushën e aerobiologjise, duke u bërë e para shqiptare e specializuar në këtë fushë.
Në foton nr 2, jam me grupin e talentuar të Qendrës Palinologjike ku në krye qëndronte Prof. Siëert Nilsson, i pari majtas dhe Gamal El Ghazaly, në krah të tij. Të dy shkencëtarë të vërtetë që më ndihmuan në pasionin tim për shkencën. Për fat të keq të dy nuk jetojnë më.
E them me bindje që ky moment i jetës shënoi pasionin tim për shkencën, pasion qe e kam dhe sot.
Uroj që të rinjtë shqiptarë t’i kushtohen shkencave ekzakte e jo degëve relativisht të lehta e të mos lënë pas studimet e leximet.
Në kohën tonë si studentë, nuk kishim teknologjinë e sotme. Po kjo nuk na pengoi të ecnim në punën tonë duke patur në themel pasionin, idealizmin e përkushtimin”, përmbyll këtë mesazh deputetja Gjebrea.