Modelja e njohur Vivian Canaj dhe partneri i saj kurorëzuan në martesë dashurinë e tyre disavjeçare këtë fundiavë. Mes shumë të ftuarve, ata i thanë “PO” njëri-tjetrit, ku më pas u mblodhën për të festuar me të gjithë të dashurit e tyre në një darkë plot gjallëri në ambientet e “Rogner Hotel”.
Nusja është shfaqur me një look tejet elegantë, sharmante dhe tejet natyrale, ne stilin e saj. E veshur me fustanet me shumë class, make -up-i i është besuar artistit, Artur Muça, i freferuari i përhershëm, i Vivian që, nuk e ndan asnjëherë dhe nuk kishte si të mungonte në këtë ditë tejet të vecantë të Vivias.
Të ftuarit u pritën në një ambient shumë elegant, të dekoruar nga Class Events me temën e Christian Dior. Mes të ftuarve mësohet se kanë qene dhe dy motrat e njohura Irma dhe Eranda Libohova, të cilat kanë mbajtur të gjallëruar gjithë mbrëmjen, e ndërsa fustanet e nuses vinin nga firma të njohura ndërkombëtare.