To top
8 Tet

Destinacionet kryesore që mund të vizitoni në Tiranë

 

Sheshi Skënderbej. I emërtuar sipas prijësit dhe komandantit ushtarak shqiptar që udhëhoqi një rebelim kundër Perandorisë Osmane, vendndodhja dhe rëndësia qendrore e Sheshit Skënderbej e bën vendin më të përsosur për të filluar eksplorimin e Tiranës.

BUNK’ART. Për të kuptuar plotësisht tmerret e diktaturës komuniste të Enver Hoxhës, si dhe paranoja e tij personale që e shihte vendin praktikisht të prerë nga pjesa tjetër e botës, duhet të vizitosh vetëm BUNK’ART në periferi të Tiranës.

Pazari i Ri është shndërruar nga një treg i dërrmuar, në një shitore të modës, e veshur në fasada unike, të cilat janë rikontruktuar për të shfaqur stilin e arkitekturës italiane të zonë. Hapësirat për ulje, ndërtesat shumëngjyrëshe dhe ndriçimi.

4.Shtëpia e Pushimit Muzeu më i ri i Shqipërisë është një thesar për të gjithë ata që janë të interesuar për “mbikëqyrjen e fshehtë dhe spiunazh”.

 

Jeta e natës në Bllok. Gjatë regjimit të Hoxhës, Blloku ishte një zonë e rezervuar për elitat qeveritare dhe jashtë kufijve të qytetarëve mesatar. Ashtu si gjetkë në Tiranë, publiku e ka kthyer atë si të tyren dhe Blloku është zemra e “qejfit” në Tiranë.

Ndërtesat shumëngjyrëshe

Dajti Ekspres

Gjendet  në Malin e Dajtit, ku bën të shihet metropoli në pëllëmbë të dorës, por jo vetëm. Është vetëm 24 km nga qendra e Tiranës në lartësi në1200 metra, një pamje madhështore, mund të shihet me sy të lirë, ishulli i Sazanit apo dhe gadishulli i Karaburunit.

 

Piramida Nëse do të kishte e mbetur e pashkatërruar do të kishte më shumë interes, tanimë i ngjan vetëm një gërmadhe, por mbetet tejet interesante stili dhe ndërtimi i saj unik në llojin e ndërtesave, cka e bën mjaft interesantë për sytë e turistëve, por jo vetëm.

Ura e Tabakëve

Ura ka një lartësi rreth 7 metër e gjysëm. Ura e cila e mori këtë emër për shkak të pozitës së veçantë të esnafit të Tabakëve në jetën ekonomike dhe shoqërore të Tiranës në shekujt XVII-XVIII, ka një strukturë të gurtë, të formuar me dy harqe dhe e shtruar me kalldrëm. Ajo dallon për arkitekturën e saj harmonike, si dhe për shpërndarjen proporcionale të elementeve të saj

 

Galeria e Arteve

Galeria Kombëtare e Arteve është një monument i trashëgimisë kulturore q[ ndodhet në Tiranë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Shqipëri [1]. Ky monument është i llojit “Arkitekturë”.

Është hapur në vitin 1946 me sipërfaqe ekspozimi rreth 5300 m². Aty gjenden disa salla ekspozimi si ajo e Artit të Rilindjes, e Artit Bizantin, salla e Grafikës dhe ajo e punimeve të bera pas viteve 50. Në Galerinë e Arteve ruhen rreth 4100 vepra arti të autorëve shqiptare dhe të huaj, të cilat përfshijnë një periudhë kohore që fillon që nga shekulli XIII e vazhdon deri në ditët e sotme. Aty ruhet edhe busti i parë shqiptar, i cili është busti i Skënderbeut, i punuar në vitin 1908 nga Murat Toptani. Që prej vitit 1999 është hapur për publikun një bibliotekë e Galerisë ku mund të shfrytëzohen albume, revista, kritikë dhe literaturë e ndryshme mbi artet figurative. Sot në Galerinë Kombëtare të Arteve ruhen rreth 4000 vepra.

Galeria Kombëtare e Arteve u themelua në vitin 1954, dhe u transferua në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në vitin 1974. Galeria Kombëtare e Arteve është institucioni më i rëndesishëm i arteve pamore në vendin tonë. Këtu ruhet koleksioni Kombëtar i arteve pamore, duke filluar nga gjysma dytë e shek. XIX e deri në ditët tona. Ky koleksion përbëhet nga vepra të periudhës së Rilindjes Kombëtare dhe Pavarësisë (1883 – 1944), një koleksion ikonash që i përket shek. XIII – XIX, koleksioni më i madh i pikturës dhe skulpturës së periudhës së Realizmit Socialist (1944-1990) , pavioni i artistëve të huaj, si dhe një koleksion i artit bashkëkohor kombëtar dhe ndërkombëtar.