Katalonja është e vendosur të zhvillojë referendumin për pavarësi këtë të dielë më 1 tetor, pavarësisht tentativave të vazhdueshme të qeverisë së Madridit për t’a bllokuar. Prej disa orësh pëkrahës të rerferendumit janë tubuar në mbi 2000 shkollat që do të shërbejnë si qendra votimi për të ndalur sulmet e mundshme të policisë që është e vendosur të bllokojë këtë process që gjykata e lartë spanjolle e ka shpallur si të paligjshëm.
Javët e fundit, mosmarrëveshjet midis qeverisë rajonale në Barcelonë dhe qeverisë qëndrore spanjolle janë bërë gjithmonë e më të këqija. Rezultat i këtyre mosmarrëveshjeve ishin disa arrestime të zyrtarëve të lartë katalanas, të përfshirë në organizimin e referendumit, pas protestave masive ne Barcelonë dhe qytete të tjera.
Zëdhënësi i qeverisë katalanase, Jordi Turull, kritikoi gjendjen përjashtuesë të krijuar nga Madridi ndërsa theksoi edhe se të dielën do të votohet në mënyrë paqësore.
“As qeveria, as qytetarët e Katalonjës nuk po bëjnë asgjë të gabuar. Të dielën do të votohet në mënyrë paqësore, nga ora 8 deri në orën 20. Janë thirrur 5.3 milionë qytetarë katalanas për të votuar. Do të hapen 2,331 qendra zgjedhore me 6,249 vende.” – u shpreh zëdhënësi Turull.
Koshientë se përpjekja e Spanjës për të bllokuar votimin e së dielës nuk do të ndalet, zëvendës presidenti katalanas, Oriol Junqueras shtoi se ka ‘alternativa’ për qendrat që mund të bllokohen nga policia spanjolle.
Po pse kjo këmbëngulje e Madridit për të mbajtur Katalonjën bashkuar me çdo kusht?
Kanalonja është një rajon i pasur në verilindje të Spanjës (shih foton poshtë). Ajo është një nga 17 krahinat autonome të vendit, e cila ka qeverinë e vet rajonale që ka kompetenca të mëdha mbi shëndetësinë, arsimin dhe grumbullimin e taksave. Por, Katalonja paguan taksa në Madrid. Politikanët pro pavarësisë së rajonit argumentojnë se taksimi po bëhet në mënyrë të padrejtë, në zonat e pasura.
Katalonja prej kohësh ka ngritur shqetësimin se të ardhurat e saj subvencionojnë pjesë të tjera më të varfëra të Spanjës. Rreth 16% e popullsisë së Spanjës bën pjesë në këtë rajon. Po ashtu, Katalonja përfshin shumicën e sektorëve të prodhimit dhe financues të vendit.
Nacionalistët katalanas shprehen se ata janë një komb tjetër, me historinë, kulturën dhe gjuhën e tyre, dhe se ata duhet të jenë të pavarur financiarisht.