To top
16 Sht

Shembja e shtëpisë së Prek Calit sjell shpërthimin e Tom Doshit: Premton se….

 

Shembja e shtëpisë së figurës së njohur antikomuniste Prek Calit nga INUK, ka shkaktuar reagime të forta në Shkodër.

 

Pas kreut të PD-së Lulzim Basha një ditë më parë, këtë radhë ka qenë deputeti i Shkodrës Tom Doshi.

 

Përmes një statusi në Facebook, Doshi dënon rëndë këtë akt, ndërsa premto se shumë shpejt kjo shtëpi do të ndërtohet përsëri.

“Siç jeni informu nga media, janë prish punimet që kishin fillu për rindërtimin e shpisë së Prek Calit në Vermosh…Në veçanti më vjen keq për mundin e komunitetit shqiptar të Amerikës që kontribun financiarisht për punimet që ishin ba deri dje dhe i kerkoj falje në emën të tan shqiptarëve.

 

Pikërisht, ata që do të duhej ta kishin mbrojtë shtëpinë e prijësit dhe të mbrojtësit të tokave shqiptare, heroit Prek Cali, e rrafshuen edhe atë që kishte mbetë në kambë. Ky akt barbar turpnon ata që i kanë marrë votat malsorëve dhe tregon se urrejtja ndaj qëndrestarëve antikomunista si Prek Cali nuk ka fund.

 

Un i premtoj mbështetësve dhe bashkëqytetarëve te mij, se shtëpia e Prek Calit do të ndërtohet ashtu siç ka kene dikur, kurrkush nuk mund ta mposhtë kujtimin e atij burri të kombit. Un vetë si kushri i tij, si deputet dhe

Un i premtoj mbështetësve dhe bashkëqytetarëve te mij, se shtëpia e Prek Calit do të ndërtohet ashtu siç ka kene dikur, kurrkush nuk mund ta mposhtë kujtimin e atij burri të kombit. Un vetë si kushri i tij, si deputet dhe si qytetar, ju jap fjalën që shtëpia e Prek Calit do të ndërtohet trekatëshe për Vitin e Skënderbeut. Me respekt, Tom Doshi”, shkruan deputeti .