25
Tet
Emily Shaqiri, fëmija “gjeni” që studion për balet dhe sfilon për veshjet e markave prestigjioze italiane rrëfehet në “Elite”
Emily është vetëm 8 vjeç, e teksa studion prej pak vitesh balet, të lë përshtypjen e një balerine profesioniste dhe kjo jo e rastësishme. Ajo është vajza e balerinit të njohur tashmë në Shqipëri dhe më gjerë, Ilir Shaqiri. Emily jo vetëm studion për balet, por a jo ka nisur dhe të sfilojë për veshjet e firmave prestigjioze italiane. Është përfshirë në botën e artit dhe televizionit që fëmijë. Kjo për shak se dhe babai i saj, balerini i njohur, gjendet në këtë fushë. Dëshiron të bëhet këngëtare aktore apo veterinere, kjo pasi i do shumë kafshët dhe i pëlqen t’i ndihmojë. Jo vetëm kaq, por Emily, vajza e balerinit shqiptar dhe një italianeje, e lindur në Romë, mjaft simpatike dhe e shkathët, është një fëmijë i këndshëm dhe me një botë të pasur. Flet shumë rrjedhshëm shqipen, studion në një nga shkollat më të mira të Zvicrës, vlerëson shumë të atin, gjyshen një ish-balerinë dhe do shumë, shumë Shqipërinë, vendin e babait të saj…
Emily, sa vjeç je dhe çfarë shkolle ndjek?
Jam 8 vjeçe dhe shkoj në shkollën “Canavee” në Zvicër.
Jeton në Romë. Më trego diçka më shumë për jetën tënde aty dhe familjen, si dhe për Shqipërinë ,vendin tënd të origjinës?
Shqipëria është një vend shumë i bukur dhe i vetmi ku kam parë male dhe det bashkë. Në të njëjtën kohë më pëlqen, pasi ka dhe shumë pemë dhe natyrë të bukur.
Kam parë se ti ke marrë pjesë në sfilata të ndryshme fëmijësh të firmave prestigjioze në Itali. Si je përzgjedhur dhe si je ndjerë?
Po! Kam bërë sfilata si “Pitti Bimbo Firenze..fiction”, që do të trasmetohet në “Rai 1”, “Una buona stagione” dhe shumë katalogë për veshje zgjodha në provimet e casting të ndryshëm dhe u ndjeva shumë krenare, që më zgjodhën mes shumë fëmijësh.
Normalisht dhe të kanë shpërblyer. Për çfarë i ke përdorur këto pagesa të vogla?
Kontratat për fëmijë, të cilat janë paguar në euro, nuk është se i kam përdorur. Pjesën më të madhe të shpërblimeve m’i kanë ruajtur prindërit për kur të jem më e madhe, ndërkohë që gjatë gjithë kohës prindërit më blejnë shumë gjëra që dua.
Di që merresh edhe me balet? Çfarë të pëlqen tjetër?
Më pëlqen shumë baleti, patinazhi në akull dhe noti. Me babin bëj balet shumë shpesh, e me gjyshe Desin, që na shikon e bërtet. Edhe pse gjatë gjithë kohës më korrigjon për të qenë sa më e saktë në çdo lëvizje, sërish gjyshen e dua shumë.
Çfarë dëshiron të bëhesh, kur të rritesh?
Kam shumë dëshira në mendje! Ndër këto dëshira po ju rrëfej disa; dua të bëhem këngëtare, aktore ose veterinere për të kuruar kafshët.
Ti je vajza e një balerini të njohur në Shqipëri dhe Itali. Si ndihesh dhe çfarë do të thotë kjo për një fëmijë si ty?
Nuk është se më bën shumë përshtypje. Rëndësi ka që është babi im. “ love Albania”.
Emily, cilat janë hobet e tua?
Unë jam një fëmijë me shumë dëshira. Më pëlqen të bëj shumë gjëra me babin, si për shembull, ta shoqëroj në peshkim apo në balet etj.