Gazetari i njohur italian Carlo Bollino vjen në një rrëfim mbi librin e tij më të fundit, shtysë për të shkruar, investiguar e për të sjellë diçka të re për lexuesit mbi një çështje të shumëpërfolur si ajo e armëve. Marrëdhëniet e mira me Kryeministrin Edi Rama, opinionet mbi ish- Kryeministrin Sali Berisha dhe kreun aktual të PD-së Lulzim Basha. Jeta, profesioni, vështirësitë e një sipërmarrësi dhe familja e tij e vogël në Tiranë.
Anila Çuli
një njeriu të madh, siç ishte Dritan Hoxha (ish-presidenti i Top Medies). Nuk ishte opinioni i një gazetari shqiptar, por i italianit Carlo Bollino. Te ky gazetar lufte, tepër i njohur në qarqet gazetareske italiane dhe shqiptare, si dhe në arenën politike, më tërhoqi vëmendjen stili dhe frazat e përzgjedhura, të shprehura bukur e saktë në gjuhën shqipe. Kisha dëgjuar për gazetarin italian, i cili deri vitin e shkuar e ndante jetën e tij profesionale mes medies italiane dhe asa j shqiptare (pasi ka qenë drejtori i “Mezzogiorno”-s për shumë vite me radhë, gazetës më të madhe në ra jonin e Pulias dhe korrespondent i Ansas, e fitues i mjaft cmimeve ne gazetari), por nga afër nuk e njihja. Përpos dhimbjes së ikjes së një miku, një ish-kolegu, shkruante mes rreshtash se si gazetarë dhe media opozitare kishin ndierë padrejtësi në kurriz të tij dhe të medies që ai drejtonte asokohe. Më shumë përshtypje më bëri opinioni i një gazetari tjetër shqiptar (që vështirë se vlerëson njeri më shumë se veten), teksa shprehej me një konsideratë dhe vlerësim të lartë, duke e vlerësuar Bollino-n si “babai i medies shqiptare”.Më erdhi mirë që këtë opinion real e lexoja të shkruar e zeza në të bardhë, pasi në rrethin tonë gazetaresk është e vështirë të dëgjosh opinione reale vlerësuese. Në një bashkëbisedim me ambasadorin e Bashkimit Europian në Tiranë, Ettore Sequi (gjatë një interviste), teksa flisnim për mediet dhe gazetarët në Shqipëri, i pohova se vlerësoja shumë Carlo Bollino-n. “E di, por ai nuk është shqiptar”,- më kundërshtoi Sequi, duke u treguar paksa “xheloz” që Shqipëria i ka “përvetësuar”, Italisë një gazetar të tillë. (E ndersa më pas nuk hezitova t’i rendisja disa emra të tjerë gazetarësh të parapëlqyer prej meje).Në fakt, Carlo Bollino duket se është një shqiptar i vërtetë tanimë. Ka mbi 20 vjet që jeton në këtë vend dhe është munduar të përshtatet me problemet dhe shqetësimet tona. Nuk është mërzitur – madje mua më duket se ndihet i lumtur në këtë vend. (Nuk e di, por në mendjen time më është ngulitur që të hua jt këtu gjejnë para jsën.) Po, Carlo ndihet vërtet shumë mirë. Është munduar shumë të arrijë deri këtu, i është dashur të përplaset shpeshherë me rivalitetin në media, me politikën e ashpër ku, duke qeshur më shton se “më ’95-n e kanë shpallur persona non grata (person i padëshirueshëm), por më vonë,- më shpjegon,- e kanë kuptuar gabimin dhe, ja ku është. Një gazetar i suksesshëm, një pronar mediesh i suksesshëm që drejton një media me profesionalizëm, nga duart e të cilit kanë dalë mjaft gazetarë të mirë e që, në fund të fundit, i shërben opinionit publik shqiptar.Carlo nuk ka pikën e dëshirës të flasë në media, sidomos për vete. Punon shumë dhe pjesën më të mirë të kohës ia dedikon profesionit. Dy gazetare i kisha dërguar, dhe kishin dështuar në përpjekje për ta pasur gazetarin italian në faqet e revistës “Elite”. Sigurisht, Carlo është modest, nuk e thotë “jo”-në “e prerë”, ndërsa vlerëson shumë gazetarët këmbëngulës. “Armët” ishin ato që e rikthyen vëmendjen time drejt këtij personazhi, për ta pasur në faqet e revistës. Sigurisht, këtë herë profilin e gazetarit italian, ia besova vetes.E takoj në zyrën e tij, pranë Tv A1 Report. Është tepër korrekt në takimin tonë, nuk lëviz nga minuta, veshur hijshëm me një kostum gri. Flet një shqipe të pastër, saqë mendoj se është i hua ji më interesant që e flet shqipen bukur dhe në një mënyrë të çuditshme. Bën ndonjë gabim në të folur, por edhe kap shumë gabime të gazetarëve në drejtshkrim.Hera e fundit që e takova ishte në promovimin e librit të tij “Heshtja e dyfishtë”, hedhur në treg nga shtëpia botuese “Toena”, promovuar mes miqsh, kolegë, artistë dhe politikanë, mes të cilëve edhe Kryeministri i vendit Edi Rama, kryetari i Parlamentit Ilir Meta, ministrat Mimi Kodheli e Ditmir Bushati. Një promovim interesant, ku dukej sikur Carlo vijonte investigimin, duke u drejtuar pyetje të ftuarve (në rastin konkret politikanëve), të ulur në panel e ku u përfshinë dhe të pranishmit në sallë.Pyetja e parë që më vjen vetiu e që nuk hezitoj t’ia bëj: Carlo, si është pritur libri jua j dhe përse me një libër tanimë – pasi mund të themi ka përfunduar debati i shumëpërfolur i armëve – kur është shuar interesi? Çfarë sillni ju të re për lexuesin tonë? “Një pjesë e opinionit e ka pritur mirë. Shumë e kanë konsideruar një produkt politik, por nuk është ashtu”. E me të drejtë, pasi ai njihet si mik i afert i Edi Ramës dhe i mjaft politikanëve të ma jtë. “Nuk është libër ku renditen intervistat e mëparshme, por është një libër investigues. (Këtu duket që bën krahasimin me kolegët shqiptarë, me ata që bëjnë libra dhe “copy paste” intervistave të tyre). Një libër që lidhet me aktualitetin, ku unë përpiqem të rindërtoj skemat e ku nuk mungojnë edhe investigimet nga ana ime”,- më pohon Carlo.(E në fakt duhet thënë se ishte një nga çështjet më të bujshme dhe të vështira, tepër delikate e cila përfshiu masën e gjerë të opinionit publik shqiptar, e udhëhequr nga turma që për mua janë ekstremisht të frikshme, për vetë faktin se turmat udhëhiqen shpeshherë dhe nga pavetëdija). Duket i kënaqur pasi, siç shprehet edhe vetë, nuk ka pasur ndonjë përgënjeshtrim apo kundërshtim për çka shkruhet në libër. Por si e ka pritur Kryeministri i vendit, zoti Rama, një libër rreth një çështje të tillë, kjo sigurisht që përbën kureshtje? Carlo më pohon se ia ka dhuruar librin dy ditë përpara promovimit, ndërsa heshtja e tij, me shumë siguri tregon se i ka pëlqyer. Jam shumë kureshtare ta pyes Carlon për gjithçka, por ndalem sërish te çështja e armëve, nëse e ka konsideruar ai vërtet një rrezik për shqiptarët. A ka humbur Shqipëria nga kjo, a gaboi Edi Rama kur u tha “jo” amerikanëve? Më përgjigjet se nuk i ka parë të rrezikshme, dhe se i vetmi gabim i vërejtur është informimi i opinionit të gjerë, gjë që nuk u arrit në kohë as nga stafi i Kryeministrit. Ndërsa, t’u thuash jo amerikanëve, qe guxim i madh.Më thotë diçka interesante se kjo “JO” e madhe, dhënë amerikanëve, ka qenë një kura jë po e madhe e politikës shqiptare, duke treguar autoritet dhe vendosmëri dhe, pse jo, për herë të parë, duke u parë ndryshe nga ndërkombëtarët. Carlo Bollino e pranon se është mik me Edin Ramën, por aspak i njëanshëm si gazetar. “Unë në ADN jam opozitar. Në momentin kur kjo qeveri do të gabojë, unë do ta kritikoj”,- kundërshton Bollino me zërin e tij të butë prej italiani. Teksa e pyes se a ka pasur ndonjë gabim deri tashmë, më thotë se është ende herët të gjykosh, por shprehet optimist për këtë qeverisje, duke e konsideruar si më të aftën; padyshim, nuk e fsheh simpatinë dhe vlerësimin për Kryeministrin Edi Rama.Por ç’mund ta pyes për vlerësimin kundrejt ish-Kryeministrit Sali Berisha? Përgjigjen e kam më se të qartë se çdo të më thotë një gazetar opozitar. Gjithandej, askush nuk të do kur bie nga pushteti, askush nuk ta ka më interesin, prova janë parë derimë tani, por Bollino ka qenë për tetë vite rresht një opozitar i thekur i tij. Mendon se Berisha duhet të dalë në pension, pasi s’ka ç’jep më: edhe pse sipas Carlo-s, Berisha është një opozitar i fortë, gjë që e bën më mirë se kur ishte në qeverisje, por tani ka ardhur koha që gjenerata e re e Partisë Demokratike të marrë në dorë rolin e fortë të opozitës, pikërisht si ka ndodhur në rradhët e PS pas disfatës së vitit 2005. Ndërsa, për sa i përket liderit të ri të të djathtëve, Lulzim Basha, dhe qëndrimeve të tij, është skeptik.Krahas bisedës rreth politikës dhe politikë- bërjes shqiptare, nuk mund të lë pa përmendur edhe fokusin drejt politikës italiane, vendi amë, prej nga ai vjen, i cili prej pak kohësh po udhëhiqet nga një i ri si Mateo Renzi. Figurën e kryeministrit të vendit të tij, padyshim që e vlerëson. “Mendoj se Italia ka probleme më shumë psikologjike se sa sociale. Është një kënetë ku nuk po lëvizin ujërat. Por kam shpresa se do të ringjallet me në krye Renzin”,- pohon Carlo.Bëhem kurioze ta pyes se, gjatë gjithë këtyre viteve, a ka pasur një moment të vështirë kur Carlo i ka thënë vetes “ç’m’u desh” që u vendosa në këtë vend, pasi ne shqiptarët e përdorim shpesh këtë shprehje. Më thotë ende “Jo”, ndihet mjaft mirë këtu, pse jo dhe i përkëdhelur hera herës nga fati dhe mundësitë. “Është i vetmi vend ku kam gjetur terren për të realizuar projektet e mija.”Një gjë tjetër tepër e rëndësishme që e mban atë lidhur fort me këtë vend, padyshim është familja e tij e vogël, bashkëshortja Alba Malltezi (me profesion gazetare) dhe Karlota, va jza e tij 6 vjeç, e cila i ngjet shumë të atit në pamje dhe është një ndër fëmijët më të veçantë që më ka rënë rasti të shoh e cila shpeshherë i shoqëron edhe gjatë orareve të tyre në ambjentet e televizionit “A1 Report”. Sigurisht e pëlqen Shqipërinë me sukseset dhe dështimet e sa j, me problemet, porse nuk mohon që herë pas here edhe ka kaluar çaste të vështira, por ia ka dalë mbanë. Një gjë që s’i pëlqen nga kjo “para jsë” është mentaliteti dhe rinia, që nuk kanë ndryshuar përgjatë gjithë këtyre viteve.Carlo mendon se dikur, kur ai vuri këmbën në Shqipëri, ka ndier një pasion dhe vullnet te gazetarët, ndërsa sot zor se e gjen. “Vlerësimi i profesionalizmit është alla shqiptare”,- ma thotë me plotgojën. Ndërkohë që sheh një tra jtim sipërfaqësor të çështjeve, pa i marrë aspak seriozisht gjërat. Ndërsa dembelizmi është një tjetër ves që e shikon te të rinjtë. Për sa i përket natyrës komplekse të shqiptarëve, veçon respektimin dhe të drejtat e tyre, gjë që nuk e sheh gjëkundi tjetër. Kur flasim për medien, e cila absolutisht është një katrahurë në vendin tonë, shprehet se varfëria dhe media e njëanshme rrinë mirë bashkë. Derisa të ketë varfëri në media, nuk do të ketë liri të sa j, por nuk përjashton dhe mediet profesionale, ku pretendon se bën pjesë edhe media e tij. Për sa i përket sindikatës së gazetarëve, ku në Tiranë gjenden me shumicë, mendon se mjafton një e fortë të mbrojë të drejtat e gazetarëve, si në shtetin fqinjë, Itali.