“Panorama Dajti”, gjendet në Malin e Dajtit, ku bën të shihet metropoli në pëllëmbë të dorës, por jo vetëm. Është vetëm 24 km nga qendra e Tiranës. Nga veranda e Panoramës në lartësinë 1200 metra, një pamje madhështore, mund të shihet me sy të lirë, ishulli i Sazanit apo dhe gadishulli i Karaburunit.
Mbi 1200 m metra mbi nivelin e detit , në këtë destinacion mund të mbërrish për 35 minuta me makinë, ose 13 minuta me Teleferik.
Ky vend vizitohet shpëshherë nga turistët vendas por dhe të huaj. Pika kulminante e vizitorëve arrin gjatë muajve të dimrit, sidomos kur bora është prezente. Por dashamirësit e klimës malore nuk e lënë pa vizituar edhe tanimë në stinën e nxehtë të verës, ku qëndresa në Dajt është një mrekulli më vete. Larg smogut dhe të nxehtit përvëlues. Madje një klimë malore dhe një klimë bregdetare shumë pranë njëra – tjetrës është një atraksion dhe vlerë e jashtëzakonshme prane metropolit tonë.
Në “Panorama Dajt”, mund të shkosh me makinë ose teleferik , ku shihet një panoramë e bukur dhe magjepse, që përshkohet nga gjelbërimi dhe ajri i freskët. “Panorama Dajt”, është e para qendër turistike e ndërtuar në malin e Dajtit, prej 24 vitesh, me administrator z. Kujtim Dervishi. Ky resort është fitues i tre Çmimeve Ndërkombëtare për cilësi dhe shërbim.
Në këtë ndërtesë gjenden dy salla, restorante të mbyllura me kapacitet 250 persona. Bar i mbyllur për 30 persona, ku mund të realizoni çdo festë apo gëzim familjarë.
Akomodimi përfshin 4 Dhoma hoteli 4 Vileta ( shtëpiza druri ). Në “Panorama Dajt”, gjendet një Bar – Restorant si dhe veranda me pamjen magjepsëse e hapur për 200 persona. Parking, kënd lojrash për fëmijë, Transporti mund të realizohet me “Free shuttle” –
Nga stacioni ku zbresin nga teleferiku, klientëve u ofrojmë transport falas nga stacioni i teleferikut deri tek “Panorama Dajt” dhe anasjelltas. Panorama Dajt qëndron e hapur 24 hr /7 ditë të javës, ku mund të shërbehet ushqim bio shumë i shijshëm dhe i veçantë. Një staf i kualifikuar, ku ka pritur mjaft personalitete vendas dhe të huaj ndër vite.