To top
11 Kor

Sfida e re, e Elvana Hanës

Elvana Hana është një zonjë në pamje të parë e brishtë, e butë, por thellë një femër e fortë, e zonja, në atë që merr përsipër të realizojë.

Për tetë vite rresht znj. Hana qëndroi në krye të një institucioni të ndësishëm siç është ISKSH-ja,( Instituti i Sigurimeve Shëndetësore).

U debatua, u sulmua, duke u vënë në qendër të vëmendjes shpeshherë. Sot drejton një nga televizionet e rëndësishëm dhe unik në llojin e tij, dedikuar ekonomisë.
Është në një sfidë të re në, fushën e medias, por që ka shumë lidhje me organizimin, drejtimin dhe menaxhimin, e një kompanie të madhe.
Mundohet të realizojë, më së miri, rolin e saj si nënë, bashkëshorte, dhe drejtuese e denjë. Në një inetervistë ekskluzive drejtuesja e fortë, rrëfen angazhimet e saj, kohën e limituar që kalon me dy vajzat Ami dhe Rei, si dhe bashkëshortin Maltin, (një prej drejtuesve të një banke të rëndësishme në vend).

Znj Hana gjendeni në krye të një televizioni ekonomik “Scan Tv”, çdo të thotë të drejtosh një tv unik në llojin e tij në Shqipëri, i fokusuar rreth ekonomisë, si e pritët këtë emërim?
Vendosja ime në krye të “SCAN TV” ishte një ndryshim shumë i madh nga pozicioni i mëparshëm. Ambienti televiziv ndryshon në çdo komponent të përbërjes së tij nga Institutii i Sigurimeve Shëndetësore (ISKSH) që drejtoja më parë. Unë kam një të shkuar akademike, kam studIuar ekonomi- financë. Për mua ishte shumë interesante të rikthehesha te financat, këtë herë duke bërë ekonomi nëpërmjet ekranit. Ishte si ajër i freskët.
Gjithnjë kemi parë meshkuj të drejtojnë sidomos media si ka qenë për ju që nga koha që keni marrë drejtimin e tij?

Të drejtosh një media është një sfidë goxha e fortë. Është e vërtetë që në Shqipëri drejtimi i mediave u është besuar burrave. Nuk më tremb ky pozicion, po aq sa nuk më tremb të krahasohem me kolegët, meshkuj. I besoj parimit që është e rëndësishme të mos dalësh nga vetja në çdo gjuë që bën.

Duhet ta pranojmë që media është nje sektor mjaft interesant, por edhe stresi që pason të bukurën e këtij sektori, është po aq i madh. Një femër, si ja del?

Sa ndryshe është një television ta shohësh nga jashtë, si shikues, me atë çka sheh e kupton kur je pjesë e tij. Njerëzit që punojnë në media kanë shpirt prej artisti. Kam mësuar te vlerësoj të bukurën e kësaj bote. Ekonomia flet me shifra, nuk ka si ti shohësh e interpretosh ndryshe.

Personalisht më latë përshtypjen e një femre të butë të qetë, si në pamje ashtu edhe në komunikim. Ku qëndron e “e forta” tek Elvana?

Ia vlerësoj vetes përkushtimin, dhe ambicien për tu shkuar gjërave deri në fund, e ky insistimi im për rezultate mendoj që është dhe “e forta” në femrën që unë jam. Në media ka shumë ide, por pak prej tyre finalizohen.

Kujt targeti shikuesish i drejtoheni dhe cilat janë risitë që ju sillni në këtë ekran?

Nga viti 2007 televizioni Scan i drejtohej vetëm një grupi shikuesish me njohuri ekonomike. Nga dita që kam marr në dorë drejtimin e këtij televizioni, bashkë me stafin drejtues, synuam e punuam për të zgjeruar rrethin e atyre që na ndjekin. Thjeshtëzuam formën e komunikimit, termat, trajtuam çështje të dryshmë në aspektin ekonomiko-social, kërkuam të futemi, dhe ja kemi arritur, të shkojmë brenda familjeve.

Cilët janë programet që ju transmetoni dhe keni pikun më të lartë të shikueshmërisë dhe a ndiqni një shembull nga televizionet e huaja?

Arrijmë të kapim shifrat 12-14% të shikueshmërisë, me disa nga emisionet tanë më të ndjekur.

Kë media do të vlerësoni nga këto më të mëdhajat në vend dhe pse?

Tani që jam dhe unë pjesë e medias shqiptare, di të them që të drejtosh një televiozion, rasti konkret, është punë kolosale, një mund i madh. Kolegët e mi kanë gjithë vlerësimin tim për punën që bëjnë.

A ka dicka që nuk shkon në tregun e medias sipas këndvështirmit tuaj?

TreguiI medias, nuk është i rregulluar, nëse flasim në aspektin ligjor. Do kalojë kohë e mbushur me shumë punë që dhe ky sektor të gjej ekuilibrat.

Si është një ditë e juaja në punë?

Mbledhje, takime, diskutime idesh e prodhimesh të reja etj etj.

Më parë ju keni pasur një post të rëndësishëm atë të Drejtoreshës së Institutit të Sigurimeve
Shëndetësore cilat qenë risitë që ju sollët në këtë sektor?

Pata një eksperiencë disa vje1are në krye të ISKSH. Fatkeqsisht kur mora drejtimin e këtij institucioni, gjeta shumë borxhe e një gjëndje të përgjithshme deri në kufijtë e të ardhurës keq. Mua, stafit tim, strukturave te ndryshme qeveritare, na u desh shumë punë, implementim reformash te reja e përkushtim maksimal, derisa bëm që ky institucion, të arrij në nivelin e duhur të funksionimit të tij.
.
A vazhdoni ta ndiqni ecurinë e këtij sektori?

Tetë vjet në krye të ISKSH, nuk ka si të mos jem sërisht e tërhequr dhe e vëmëndshme ndaj vijueshmërisë së ketij institucioni. Njerëzit ende më identifikojnë me ilaçet. (qesh). Më dhemb kur shoh që gjërat nuk shkojnë.

Sa e vështirë është të jesh nënë, bashkëshorte dhe drejtuese me orë të gjata në një media?

Duhet të dish të vendosësh ekuilibrat mes të qënit femër, bashkëshorte e nënë. Duhet të dish e të punosh për të qenë një bashkëshorte e nënë prezente, pa harruar që je femër e ke nevojë për hapësirat e kohën për veten.

Di që jeni nënë e dy vajzave?(ata që ju njohin thonë që ju flisni gjithë kohën për to)

Me siguri këtë informacion e ke marr nga njerëz që më njohin e takojnë shpesh. (qesh). Është e vërtetë, unë flas aq shumë për dy vajzat e mia.
Pse nuk bëjnë kështu të gjitha mamatë? Falenderoj Zotin, po rrisim dy vajza të mbara. Më mbushin me dashuri e gezim. Pjesa më e bukur e ditës është të shkoj në shtëpi e të dëgjoj aq shumë sa ato kanë për të më thënë. Unë dua të jem mami që luan me to, mami që u dëgjon shqetësimet apo propozimet që kanë, mami që luan me to. Fëmijët e këtyre kohëve, janë plot energji dhe ide. Qesh gjithmonë sepse vajza e vogël më thotë që kur të rritet do të bëhet interesante. Vëmëndja dhe koha ime maksimale janë për to.

Bashkëshorti juaj sa ju ndihmon ?Jeni të dy njerez ne karriere, si i’a dilni të jeni bashkëshortë, prindër, drejtues ?

Maltini është mbështetja kryesore. Prej shumë vitesh tashmë, që kur studionim të dy në Vjenë, jemi bërë krahu i djathtë i njeri tjetrit. Të qënit të dy njerëz në karrierë ka qënë pika që na ka bashkuar më tepër, duke na e bërë më të lehtë të kuptojmë pozitat e njeri tjetrit, në mënyrë që as unë e as ai të mos hiqnim dorë nga impenjimet profesionale e çdo gjë tjetër.

Ku ju gjen fundjava?

Preferoj ti drejtohem bregdetit gjatë fundjavave. Det, qetësi, reflektim, pastrim shpirtëror.

Intervistoi Viol Xhafaj