To top
24 Mar

Anisa Subashi: Të ngjitesh shkallët e karrierës

Intervistoi: Erlinda Kasaj

Anisa Subashi është dekania e një universiteti elitë, në Tiranë. Prej vitesh pedagogja e njohur Subashi flet mbi auditoret e universitetit prestigjioz UET-së. Është kënaqësi të dëgjosh teksa nis të rrëfejëmbi jetën e saj, profesioniste, raportet me studentët, kënaqësitë por dhe vështirësitë e të qenurit në këtë pozicion. Një zonjë në karrierë, një bashkëshorte, një nënë shembullore, të ndërthurura së bashku formojnë një personalitet tek Znj. Anisa Subashi…

14138513_342733086058003_75116578_n-1

Znj. Anisa Subashi, Është kënaqësi t’ju kemi të ftuar tek ‘Elite’, sjellja juaj e kulturuar transmetohet me shumë elegancë, thjeshtësi, mund të na e komunikoni nga buron gjithë ky pozitivitet?!

 

Së pari ju falenderoj për intervistën dhe fjalët komplimentuese. Të qënit pozitiv është një nga karaktersitikat më të rëndësishme që kam dhe mundohem ta mbaj fort. Zakonisht kur ndeshemi me probleme, këshillat që japim  dhe marrim është “ të jemi pozitiv” por harrojmë që në ato momente është shumë e vështirë të shikosh dritën në fund të tunelit dhe të ndiehesh mirë. Unë mundohem që këtë dritë ta mbaj me vete gjithmonë. Pozitiviteti më ndihmon të jem fizikisht dhe psikologjikisht e shëndetshme dhe gjithashtu më ndihmon të kem një performance sa më të mirë në familje dhe në punë. Po ashtu dhe në aspektin psikologjik meqë jam e fushës sociale, është provuar që përgjigja pozitive  ndaj situatave, ngjarjeve, personave “imponon” të njëjtin reagim dhe nga ana tjetër, pra sa më pozitiv të jemi aq më shumë të tjerët “detyrohen” të na e kthejnë në të njëjtën monedhë.

Jeni një femër, një bashkëshorte, një nënë , një amvisë dhe një femër e hekurt në anën profesionale, keni ditur për ti ngjitur shkallët e karrierës shumë mirë, si i’a arrini të keni kaq shumë role në të njëjtën kohë? Kush fshihet pas këtij suksesi?

15585217_409829922681652_6299547908561849813_o

– E vërtetë, menaxhimi i gjithë detyrave dhe funksioneve kërkon kohë, përkushtim dhe mbi të gjitha energji dhe forcë. Padiskutim, ngjitja e shkallëve bëhet një e nga një që të kesh sukses, pra të ecësh duke vënë në punë mëndjen, energjitë, dëshirën. Si ja dal? Dashuria dhe kënaqësia që marr nga secila prej tyre është “motori” që i vë në lëvizje të gjitha. E para, nuk mund të jetë tjetër përveç, Iris, vajza ime, siç thotë dhe ajo “jam drita e syve të mamit”, vërtet ashtu është; bashkëshorti, që me qetësinë që e karakterizon ka qënë krah në çdo hap timin. Gjithashtu një pjesë e meritës për arritjen e mia është dhe e familjes time, prindërve që më kanë mbështetur dhe edukuar fort të besoj tek aftësitë e mia dhe të investoj tek puna e vazhdueshme pavaresisht pengesave apo sfidave të hasura. Thelbi i të bërit të gjërave është të duash, të duash të ecësh, të duash të ngjitesh në karrierë, të duash të luftosh për të arritur diçka, të duash ta mbash familjen.

 

Ju tashmë jeni në statusin e këshillueses, jeni dekania e studentëve UET, si i përkufizon studentët? A janë ata plot vullnet dhe dëshirë për të ecur përpara, dhe a jeni ju një ‘ agjente ndryshimi’ nëpërmjet këshillave?!

Të flasësh për studentët nuk do të mjaftonte koha, ata i kanë të gjitha, kanë energjinë, dinamikën, dëshirën, pasionin, forcën, dembelizmin, sfidën, pesimizmin, optimizmin e kështu mund të vazhdonim pa fund. Në fokus të punës time të përditshme, është ndihma që këtë energji, dinamikë, optimizim të mund ta shfrytëzojnë dhe kanalizojnë në zhvillim të kapaciteteve të tyre jo vetëm akademike por mbi të gjitha si qytetar të ardhshëm të shoqërisë. Më mirë rolin dhe funksionin tonë e thonë studentët dhe prandaj unë do të përdor disa nga thëniet e tyre” “ndihemi si në shtëpi”, pasi shpesh japim këshilla prindërore, “ndihemi mes miqsh” pasi ka komunikim të hapur, drejtpërdrejtë me ta, “na duket vetja në provim dhe kur nuk jemi” sepse ndodh që edhe të sygjerojmë në kuptimin e mirë të fjalës.

Fjala e parë që më vjen në mendje instiktivisht mbi studentët është “ plot me energji”, energji  e cila nëse kanalizohet në rrugët e duhura, mund të arrijë gjithçka  dhe të të surprizojë gjithmonë për mirë . Pikërisht këtë mundohem të kem në vëmendje të punës time të përditshme, si mund ti ndihmoj që këtë energji të mund ta shfrytëzojnë në të zhvillim të kapaciteteve të tyre jo vetëm akademike por mbi të gjitha kapacitetet si qytetar I ardhshëm I shoqërisë tonë.  Kohë dhe vëmëndje, në ditët e sotme nësë I kushtohet kohë dhe vëmëndje problematikave dhe shqetësimeve të të rinjve,  në të njëjtën kohë dhënia e besimit të vazhdueshëm, ajo cfarë merr në këmbim është punë plot passion dhe rezultate.  A jam unë një  faktorë ndryshimi?! Nuk e di nëse jam por përpiqem të jem çdo ditë me aq sa kam mundësi.

Të punosh çdo ditë me studentë , do të thotë t’u përshtatesh shpirtit të tyre, të ndihesh ‘rini’ , cfarë marrëdhënie keni me studentët?!

Në fakt kjo pyetje më çon në dy drejtime: studentët sot, nuk janë vetëm të rinjtë e grup-moshës 18 – 23 vjeç. Studimi është një proces që vazhdon dhe në moshë më të madhe dhe kjo gjë sa vjen dhe bëhet më e dukshme, pra nuk është çudi që në auditor të gjesh dhe studentë të moshës 30 – 40 vjeçare. Kjo e bën më dinamik komunikimin dhe marrëdhënien. Zyra e Dekanit, në fakt është zyra ku studenti ndihet më i lirë. “Rinia” nuk është më çështje moshe, në këtë kuptim e lidh pak dhe më natyrën time që ndihem gjithmonë e re.

 

 

14137956_342733079391337_626627276_n

 

4- Sa e lodhshme është një ditë juaja në UET?! Kush e balancon me shplodhje , a ka një ‘katalizator ‘ që ia arrin të ndryshoj gjëndjen shpirtërore?!

Interesante, në fakt UET-i ka një lloj dinamike të brendshme që të përfshin aq shumë sa nuk e kupton as a je lodhur as sa je lodhur. Patjetër që intensiteti i punës në UET është i ndryshëm nga institucionet e tjera ku unë kam punuar dhe patjetër që ka lodhje por është lodhje “me kënaqësi”. Katalizatorët janë studentët dhe mirënjohja që ato transmetojnë.

Mjedisi , njeriu, gjallesa shtazore, diçka konkrete apo abstrakte që të relakson?!

Në përgjithësi gjërat konkrete më relaksojnë dhe frymëzojnë. Udhëtimet, shëtitjet, të shoh vende të reja, të jem në shoqëri të njerëzve që dua. Padyshim një ushqim i mirë është gjithmonë relakues.

Sa rëndësi ka pamja fizike, shpirtërore , mendore tek një person? Ç’farë  e zbukuron një individ?!

Të treja kanë vendin e tyre dhe madje gërshetohen mjaft mirë me njëra tjetrën. Personalisht, si Anis më të rëndësishme nga këto do të vlerësoja aspektin mendor dhe shpirtëror, pasi ajo transmeton shumë tek njerëzit. Pamja fizike është shumë e rëndësishme, por jo aq domethënëse. Komunikimi, çiltërisa dhe ajo çfarë përcjell tek të tjerët, patjetër që e zbukurojnë dhe bëjnë më të mirë një individ.

‘ Bota do të ishte shumë më e bukur nëse do të jepej dhe merrej sa më shumë dashuri, qoftë në rrethin familjar , shoqëror dhe ne komunitetin që na rrethon. Ç’farë  mendoni se duhet të ‘ndryshojë ‘ qënia njerëzore për një jetë sa më të shëndetshme në këtë botë ?!

 

Duhet të heqim emocionet, ndjenjat negative nga vetja si hap i parë për të bërë një jetë të shëndetshme. Ditët e sotme njërëzit e mbushin veten me shumë gjëra (mendime, ndjenja, emocione) negative të cilat nuk i çojnë gjëkundi. Pikërisht nga këto duhet të fillojë ndryshimi i qënies njërëzore.

 Ç’farë, kush, të bën të quhesh i/ e qytetëruar?

Besoj shumë që familja. Aty fillon të edukohet çdo person dhe aty është baza e formimit të gjithësesicilit.Pa lënë mbrapa institucionet arsimore.

 Ç’farë  vlerë ka për ju paraja?

Paraja është një mjet që të ndihmon të plotësosh disa kërkesa, por nuk jam e mendimit që paraja është gjithçka që mund të kemi në jetë.

Të flasim pak për temën që çdo femër po fillojë   të flas nuk ka të mbaruar. Sa rëndësi i kushtoni veshjes, make- up ? Një ditë e zakonshme konturohet nga kozmetika?

Veshjes i kushtoj shumë rëndësi dhe investoj në këtë drejtim. Kur bëj shooping zgjedh veshje që janë të rehatshme dhe në stilin tim. Nëse janë firmë akoma më mirë. Make – up varet nga periudha, Shpesh dhe ne diskutime me kolegë jam ndër të vetmet që make – up më ndryshon në varësi të humorit dhe ditës. E rëndësishme është të ndihesh rehat me veten.

Thonë që veshja tregon personalitetin, takat tregojnë klas, sharm , sa e dhënë jeni pas takave?

Patjetër veshja, këpucët, aparenca tregon shumë për një person. Nuk e mbaj veten si person që është shumë i dhënë pas takave të larta në ambjente pune, ndonëse në dollapin tim kam më shumë këpucë me taka se sportive, në përditshmërinë time jashtë pune jam natyre sportive dhe vishem me të sheshta.

Keni paragjykuar për veshjen? Kur ka ndodhur?! Një rast?

Ato që më njohin e dinë që nuk jam natyrë paragjykuese në përgjithësi, e më pak për veshjen, por jam “fanatike” e respektimit të një etike veshje në ambjentin e punës, shkollës etj. Shpesh më ndodh me studentet kur kanë veshur diçka jo shumë të përshtatshme e shmangin kalimin nga zyra, pikërisht për të mos marrë ndonjë kritikë në lidhje me veshjen e tyre. Kuptohet që nuk mund të shmangen gjithë kohës dhe ndonjë kritikë edhe e kanë marrë.

 

 Për të ‘korrur ‘ suksesin duhet që të punosh shumë, na thuaj si gjendet çelësi  që të hapim bravën që dëshirojmë?

Çelsin secili  e gjen në vet-veten e tij. Rruga deri atje, kërkon fillimisht të njohësh vetën, të punosh fort, të vendosësh marrëdhënie të mira me të tjerët dhe mbi të gjitha të mos dorëzohesh.

 

Do të dëshironim ta mbyllnim me një këshille për femrat, prindërit , studentët ? Dicka që dëshiron të thuash këto momente?

Duke të falenderuar për intervistën dua ta mbyll me një poemë të Rudyard Kipling ( jo të gjithën një pjesë) që ka një mesazh  shumë kuptim plotë për mua.

Në mundsh ta ruash arsyen, kur bota humbet fillin

e fajin ty ta hedh dhe vetes t’i besosh,

sa herë tek ti dyshojnë e s’të përfillin

por edhe dyshimet drejt t’i gjykosh…

Në mundsh të rrish në pritje, nga pritja pa u lodhur,

e, kur t’urrejnë, urrejtje mos t’ushqesh,

madje, ndaj shpifjeve të rrish pa folur,

me thjeshtësi, me to pa rënë ndesh…