To top
24 Mar

Fashion Bloggers profesioni më i ri dhe më “in”

Nga Klodiana Bufi

“Nëse do të bësh modë duhet të kesh parasysh dy gjëra, të dish të vishesh ose të kesh stil për tu zhveshur”. Me këtë shprehje stilisti i famshëm Marc Jacobs i drejtohej të gjitha femrave që pasionin më të madh kishin të qënit paralel me pasarelat e modës. Kjo shprehje shumë shpejt do të bëhej edhe “like” motivi i shumë zonjave të ashtuquajtura fashion blogers. Këto “Guru” të modës shumë shpejt do të ktheheshin në një  kategori të pëlqyer sidomos në rrjetet sociale. Donatella Versace shpesh thotë për to se: se janë bashkëpunëtoret më të mira para se koleksioni i saj të dalë nëpër vitrina. Stilistja italiane shton gjithashtu se të kesh një status të tillë duhet të jesh rritur në një atelie. Personalisht lexoj shumë për modën. Më pëlqen të jem i informuar për çdo gjë që ka lidhje me të, edhe pse vetë mendoj se nuk jam fort e mirë për të qenë brenda kornizave të saj. Po i them që në fillim këto gjëra për veten se jam shumë e sigurtë se shumë, pak ose ndoshta aspak nga ju do të pyesni. Po kush është kjo që shkruan për modën? Nuk justifikohem aspak kur them se jam një admiruese e saj, pse jo, një njohëse shumë e mirë dhe një praktikante e keqe e saj. Megjithatë nëse me lejoni zonja të nderuara edhe unë e kam një pyetje për ju,  në fund të fundit ç’kuptim do kishte profesioni im pa një pyetje? A mjafton një fotografi e hedhur në Instagram ku kapërdiheni me një pallto dhe një palë syze, për tu vetshpallur Fashion Bloggers? Nuk dua të supozoj se çfarë thoni ju por sinqerisht mua më vjen të qesh me të madhe sidomos kur shosh se lista e sojit tuaj shtohet çdo ditë. Nuk mund të lë pa përmendur dhe një shembull konkret sepse i përket fqinjes time, e cila është një gjimnaziste e bukur që i pëlqen të vishet bukur, dhe nuk lë rast pa blerë online andej nga Kina. Kjo nuk është ndonjë çudi e madhe se të gjithë po blejn në Kinë edhe ato dyqanet ku ju psonisni shpesh të nderuara. Çudia është kur një mëngjes të bukur u përballa me të dhe më tha: Kam hapur një faqe blogu mode a do më ndjekesh?  A e dini zonja të nderuara se çfarë do të thotë të jesh Chiara Ferragni apo Kathryn Finey?!. Çfarë fshihet pas tyre dhe si e kanë marrë atë titull që ju e pretendoni se e keni!?  E di, e di, se nëse i njihni do thoni që janë dy perona krejtësisht të ndryshëm. Sigurisht kanë shumë dallime mes tyre, prandaj janë kaq unike në atë që përfaqësojnë, por një gjë nuk arrij të dalloj mes jush. Nga ju vjen ky guxim i sëmurë për tu vetshpallur si fashion bloggers?! Kamë shumë pyetje për ju, e ndoshta përgjigje s’kam për të marrë kurrë ose në vend të tyre do marrë sharje pa fund por për mua kjo nuk përbën asnjë problem, se si gazetare kamë marrë shumë të tilla kur dikujt si pëlqen e vërteta. Nejse shpresoj të dini se të keni titullin që ju i keni vënë vetes duhet së paku të jeni pjesë e industrisë së modës, qoftë me ide e ndoshta edhe fizikisht të nderuara. Duhet së paku të keni impakt dhe krijmtari të jashtëzakonshëm te  emra të mëdhenj të modës. A e dini zonja të nderura se Finney e mori statusin që ju gëzoni vetëm pasi mori një ftesë zyrtare  në 2002 për në New York Fashion Week nga Donna Karan, pasi kishte vite  të tëra që shkruante për modën dhe kontribuonte si dizenjatore?! A e dini zonja të vetshpallura  se të jeni fashion bloggers duhet së paku të keni prekur ndonjë karrige në eventet më të famshme të modës?! A e dini se për ta bërë këtë duhet të keni ftesa zyrtare nga një ose më shumë stilistë me famë botërore?! A e dini se fashion blogers shpesh herë janë bashkepunëtorët më të ngushta të stilistëve dhe në shumë raste edhe dizenjatorët e tyre?! A e dini ju zonja të nderuara se Ferragni e mori statusin që ju mbani mbi supe kur bashkëpunoi me Stiv Maden për një koleksion  të vecantë këpucësh, e më pas punoi me Christian Dior e Channel?.  A e dini ju zonja të nderuara se më shumë se ju këtë titull e meriton Anna Ëintour, që ka një jetë që punon për modën por kjo e fundit është modeste kur thotë se është velur nga një sipërmarrje e tillë? A e dini ju zonja të nderuara se Mia Moretti është e para që sheh koleksionin e Dsquare para se ai të shpaloset në një javë mode? A e dini se në të gjithë botën aktualisht vetëm 20 fashion bloggers njihen si personat më me influencë në industrinë e botës, imagjino sipas llogarive të mia ju jeni 34 vetëm në Tiranë, dhe se di se sa të tjera do të shtohen. E këtyre vajzave nuk ju ka mjaftuar vetëm fotoja me ide që ju tregoni se si duhet ta kombinojmë çizmet me shallin në Instagram. O sa shumë e shumë gjera të tjera dua tju vë në dukje por që asnjëra prej tyre nuk ju përket juve. Tani më thoni kush nga ju është fashion bloggers? Ti që ke një pallto Max Mara dhe ekspozon nëpër facebook. Të  siguroj zonjë se njoh shumë femra që vishen bukur dhe që kanë shumë e më shumë pallto e çanta se ty por thjesht nuk u pëlqen t’i hedhin në facebook. A po je ti që ke një cantë Channel që rëndom nuk e ke as të vërtet, por hiqesh lart e poshtë se je koleksioniste e madhe e tyre. A po je ti që nuk e kuptoj me çfarë experience na sygjeron se çfarë ngjyrash duhet të përdorim dhe kur?. A po je ti që bëhesh fashion bloggers thjesht se ke ndryshuar modelin e flokëve. A po je ti që ke blerë një palë streçe lëkurë dhe bën foto vazhdimisht para makinës tënde. Ta hajë dreqi edhe unë vetë i kam disa çanta nga ato të vërtetat ,madje të hershme por mu thaftë dora se nuk kam fantazinë tuaj se si të bie në sy, për asgjë. Nejse ndoshta e kam ekzagjeruar duke ju treguar rregullat e biblës tuaj, por ju siguroj zonja të nderuara se gjithë ato vajza dhe kolege që njoh, e që kanë shumë më shumë stil se ju shumë më shumë çanta e bizhu, nuk ju ndjekin ju por ato që unë kam përmendur më sipër. Dhe a e dini pse? Sepse Helena Bordon dhe Cleo wade nuk përdorin rrjetet sociale për të qenë fashion blogger, por janë imazhe të modës dhe mbi të gjitha janë natyrale në çdo gjë që bëjnë qoftë edhe fizikisht pa extensions, pa buzë, të fryra dhe pa silikon, në trup. Ju thjesht jeni një shembull i keq për brezin që po rritet që mendon se patjetër duhet të ketë diçka nga koleksioni i fundit i Guçi-t dhe më pas të hapë një blogger. Nuk mund të lë pa përmendur dhe një shembull konret sepse i përkët fqinjes time, e cila është një gjimnaziste e bukur që i pëlqen të vishet bukur, dhe nuk lë rast pa blerë online andej nga Kina. Kjo nuk është ndonjë çudi e madhe se të gjithë po blejn në Kinë edhe ato dyqanet ku ju psonisni shpesh të nderuara. Çudia është kur një mëngjes të bukur u përballa me të dhe më tha: Kam hapur një faqe blogu mode a do më ndjekesh? E dua ta mbyll sërish me Markun e madh ashtu, si e fillova. Të më falni zonja të nderuara por ju nuk dini as të visheni e as të zhvisheni, të mos keqkuptohemi, jo fizikisht por mendërisht!