Vizitat e Elia Zaharia Lekës në Paris janë të shpeshta por nëse deri dje ka shkuar për t’u çlodhur, këtë herë ka qenë për një arsye shumë të rëndësishme! E ftuar nga Best Awards, Zaharia ka marrë çmimin Best, në edicionin e 40-të të këtyre çmimeve! Ja çfarë shkruan vetë aktorja…
“Duke marrë çmimin Best në edicionin e 40 të Best Awards në Paris ☺. Personaliteti i parë shqiptar që ka marrë këtë çmim ka qenë Nënë Tereza. Në këtë 40 vjetor disa nga personalitetet e tjerë qe iu akordua ishin Marisa Berenson, Clotilde Coureau, Pamela Anderson, Melissa George, Lola Karimova, David Ginola etj.
- Dhe sigurisht në raste të këtij niveli prezantimi, një nga qëllimet kryesore është promovimi i vendit në të gjitha dimensionet. Ndaj falenderoj stilisten Blerina Kllokoqi Rugova per këtë fustan mbrëmjeje të mrekullueshëm”, shkruan Elia Zaharia.