Roberto Caparota është italiani që vitet më të shumta të jetës së tij po i kalon në Shqipëri. Ai është italiani më i shqiptarizuar pasi flet një shqipe që çdo i huaj do i’a kishte zili. Caparrotta është një i ri i cili pasi është diplomuar për ekonomi në Itali, është vendosur në Tiranë. Duke pasur një nuhatje të mirë mbi fushën e biznezit, duket se i’a ka dalë mbanë në një vend me ekonomi në rimëkëmbje. Caparrotta duket se ka nuhatje mjaft te mirë në fushën e biznesit duke i dhënë mundësi vetes të luajë shumë mirë kartat në këtë fushë, edhe pse jo duke dalë fitimprurës. Sot në bizneset e tij janë të punësuar mjaft të rinjë shqiptarë. E ndërsa po t’i hedhësh një sy rrjeteve sociale të tij, Roberto është radhitur në krahun e djathtë politik dhe shihet mjaft ngushtë me eksponentë të Partisë Demokratike, gjë që e cila të bën shumë përshtypje. Fillimisht ai ka qenë një biznesmen i mbështetur dhe i përkrahur nga ish-kryeministri Sali Berisha , ndërsa sot ai vijon të jetë këshilltar i Kryetarit të Partisë Demokratike z. Lulzim Basha, pse jo duke këshilluar nga eksperienca e tij në fushën e biznesit. Caparrotta është modest, i thjeshtë dhe tepër i komunikueshëm, kur dëshiron të më shprehë diçka më qartë, ma thotë direkt në gjuhën e tij, italisht.
Ndryshe nga shumë shqiptarë që në vitet 90’ iu drejtuan Italisë, Caparrotta ka vendosur të kundërt, nuk arrij ta kuptoj se çfarë e ka shtyrë këtë italian të braktisë vendin e tij për vendin tonë…E ndërsa sot pas kaq vitesh është shumë e vështirë të braktisë këtë vend, pasi tanimë ka krijuar jo vetëm një infrastrukturë të bizneseve të tij, por dhe një familje t vogël ku ka bashkëshorten dhe djalin Liam, një fëmijë shumë i veçantë.
‘Vala e emigrimit të shqiptarëve në vitet 90’ bëri bujë, në Itali sikurse në të gjithë Europën. Kjo krijoi tek unë kuriozitetin e madh për të kuptuar realitetin e historisë së këtij vendi kaq afër Italisë gjeografikisht por në të njëjtën kohë shumë misterioz pasi informacionet që kishim për Shqipërinë ishin të pakta për shkak të regjimit diktatorial. Kështu vendosa të vizitoj për herë të parë Shqipërinë në vitin 1994 për të njohur personalisht nga afër këtë vend.
Sigurisht që impakti i parë ishte i trishtë dhe i pakëndshëm pasi kushtet nuk ishin aspak të mira, por nga ana tjetër shihja një popull i cili kishte vuajtur shumë dhe kishte vullnetin dhe dëshirën për t’u ringritur, për t’u rikrijuar, për të rifilluar jetën nga e para me shumë sakrificë dhe përulësi. Kjo më bëri të kuptoj që ky ishte vendi i duhur dhe i përshtatshëm për të investuar. Gjithashtu investimi ishte më interes jo vetëm për mua, por për të gjithë të huajt pasi në vitin 1993 ish- Presidenti i Republikes z. Sali Berisha për të nxitur investimet dhe për të hapur vende të reja pune, prezantoi në programin e vet ekonomik mundësinë që të huajt të investonin në Shqipëri dhe të mos paguanin taksat për katërvitet e para me kushtin që aktiviteti të ngelë aktiv për 10 vitet në vazhdim”.
E në fakt Roberto do të ishte një ndër sipërmarrësit e parë me fat të mbëritur në Tiranë, pasi sot ështv bërë gjithnjë e më e vështirë për fushën e biznesit për të mos thënë që shumë prej tyre shkojnë drejt mbylljes.
E në fakt nuk është se i rezultoi keq. Kjo zgjedhje qe shumë fitumprurëse për të, por dhe për mjaft kompani të tjera, të huaja që erdhën dhe investuan në ato vite në Shqipëri.
Por Caparrotta është dhe një dëshmitarë okularë i viteve të vështira dhe periudhës së rrezikshme, të cilën zor se ka për ta harruar, gjatë gjithë jetës së tij. Bëhet fjalë vitin 97’. “Ky ishte viti që shënoi fundin dhe falimentimin e firmave piramidale, gjë që shkaktoi rebelimin e dhunshëm të shumë njerëzve të cilët të armatosur vinin në rrezik jetën e të gjithë qytetarëve dhe shkaktuan shumë viktima. Edhe unë shumë herë u ndodha në situata të tilla ku kam rrezikuar dhe jetën”, kujton italiani.
Sigurisht që e njeh mjaft mirë Shqipërinë dhe relievin e saj ka vizituar mjaft vende dhe ka një opinion të tij për sa i përket zhvillimit të këtij vendi dhe fushave përkatëse. “ Shqipëria ende sot është një vend që ka nevojë për më shumëzhvillim, si dhe domosdoshmërinë e përmirësimit në çdo sektor. Një nga këto fusha për shembull është turizmi. Shqipëria ka një reliev dhe natyrë të mrekullueshme, por që nuk është e shfrytëzuar në mënyrën më të mirë të mundshme pasi mungon shërbimi. Ka shumë tokë të mirë për zhvillimin e agrikulturës por agrikultorët nuk ndihmohen nga institucionet kompetente. Por gjithsesi këto arsye nuk hedhin poshtë faktin që ky popull duhet të ndiehet krenar pasi me sakrificat e mëdha në vetëm 25 vite ka bërë hapa gjigandë dhe kjo falë dëshirës dhe vullnetit për të ecur përpara. Një arsye tjetër është dhe mundësia e udhëtimit lirisht në vendet e zonës Shëngen pa patur nevojën e posedimit të një vize. Liberalizimi i vizave në Shqipëri do të ngelet një ngjarjet historike, një ënderr e bërë realitet për të gjithë shqiptarët, si dhe një nga faktorët më të rëndësishëm që ka influencuar pozitivisht drejtpërdrejt e tek populli sidomos në ndryshimin e mentalitetit”.
Por sigurisht duke qenë se është ekspert ekonomie Roberto e ka një opinion mbi aktualitetin ekonomik të vendit, një problem mbarë global i cili pothuajse nuk ka lënë asnjë vend pa prekur përfshirë dhe vendin e tij Italinë.
“Kapitalizmi sigurisht solli dhekëtu frutet e veta. Sot e shoh Shqipërinë të përmirësuar në shumë aspekte, mentalitet, sport, modë, infrastrukturë dhe shumë fusha të tjera. Përsa i përket ekonomisë për shkak të taksave të larta, taksimit progresiv, kontrollit agresiv të institucioneve ndaj biznesit, rritjes së çmimeve në çdo sektor sollën pasoja negative për vetë ekonominë e këtij vendi. Kjo vihet re në uljen e numrit të eksporteve, uljen e konsumit, rritjen e papunësisë, për të mos folur për zhgënjimin e shumë investitorëve të huaj të cilët po largohen nga Shqipëria nëpër vende të tjera më të favorshme dhe të sigurta për investim. Biznesi nuk duhet sulmuar, por duhet mbështetur dhe ndihmuar edhe pse-ja në ato që hapin vende të reja pune, janë ato që ndërtojnë ekonominë e një vendi. Vetëm në këtë mënyrë mund të shprësojmë në një kthesë pozitive. Për këtë arsye së bashku me z. Basha si dhespecialistët e departamentit ekonomik po prezantojmë një program ekonomik që parashikon uljen në mënyrë të ndjeshme të taksave, si dhe rifutjen e taksës së sheshtë 9%. Gjithashtu programi parashikon uljen e taksës mbi të ardhurat në 9%, t.v.sh 15%, subvencione për fermerët si dhe shumë facilitete të tjera të cilat lehtësojnë dhe mbështesin biznesin”.
Kur flisni për të huaj do ju lutesha të mos më merrni në konsideratë mua. Jetoj këtu prej 22 vitesh, kam pashaportë shqiptare dhe ndihem krenar që jam një prej jush…përfundon italiani simpatik e ndërsa mua më vjen në mendje shprehja” Guri i rëndë peshon në vend të vend”, e ndërsa nuk e di nëse Caparotës që ka nisur të ngjallë xhelozi, do t’i peshonte guri më shumë në vendin e tij apo në Tiranë, megjithëse me gjithë atë kurajo uroj një gjë të tillë..
“E dua këtë venddhe i uroj me gjithë zemër gjërat më të mira, duke u munduar që të jap dhe unë kontributin tim të vogël për këtë vend të mrekullueshëm. Për këtë arsye zgjodha si mjet politikën. Zgjodha në të shkuarën Partinë Demokratike të z. Sali Berisha, pasi ishte partia e vetme që solli ndryshimet rrënjësore dhe konkrete për zhvillimin e vendit vazhdoj të zgjedhë dhe sot partinë Demokratike të z. Lulzim Basha pasi besoj në programin e tij ekonomik të cilin dhe e mbështes. Gjithashtu mendoj se Shqipëria ka nevojë për një kryeministër të moderuar, me vizion të hapur dhe standarte europiane. Për këtë arsye mendoj se ai do të jetë kthesa pozitive për këtë vend”, pohon bindshëm Roberto.
(vijon print…)