Flitet se plot 200 mijë euro mund të jetë oferta që e rikthen Adi Krastën në Top Channel. Kur kanë kaluar vetëm 24 orë nga zyrtarizimi i lajmit se moderatori i njohur rikthehet në Top Channel, zërat se atij iu ofrua një kontratë e majme janë shtuar. Natyrisht që Adi Krasta nuk do mund të kthehej kollaj në një vend nga i cili u largua jo me pak probleme.
Ndonëse prej kohësh flitet për një krizë financiare që Top Channel po kalon, kjo duket se nuk i ka penguar aspak drejtuesit e këtij televizioni t’i bëjnë një ofertë marramendëse Krastës, që shkon në 200 mijë euro për gjithë sezonin.