Elvis Ponari është gjithashtu një tjetër i ri të cilin e kemi përzgjedhur në këtë numër reviste, në ciklin të rinjve të diplomuar jashtë, por që kthehen në Shqipëri të investojnë dijet dhe eksperiencën e tyre. Ai rrëfen, studimet, jetesën, eksperiencat dhe pse jo jep leksione për të gjithë moshatarët e tij në një intervistë sa të veçantë dhe interesante…
Elvis edhe ju i përkisni të rinjve të privilegjuar që jeni diplomuar jashtë shtetit në një nga shkollat prestigjioze në Londër, si erdhi kjo zgjedhje dhe përse kjo shkollë?
Ime më thotë që edukimi i mendjes nuk vlen po nuk edukove zemrën. Kështu që në familje ne kemi shumë dashuri për edukimin, leximin, zhvillimin e mendjes dhe të zemrës. Gjithmonë ime më na sillte libra të rinjë në shtëpi, na shtynte të lexonim. Ndaj dhe unë jam mësuar ta konsideroj që shkolla, edukimi, duhet të shihet si një përmirësim i personit dhe jo si brengë. Shkollën e mesme e kam bërë në Shqipëri, por kur erdhi puna për më pas, ndoqa këshillën e Platonit, sipas të cilit “duhet të harroni çdo gjë që keni mësuar, të mësoni diçka të re – ky është edukimi i vërtet”. Ndërsa Sokrati: E vërteta e diturisë është të dish që nuk di asgjë. Ndaj dhe unë u vura para dilemës, ku mund të nis të mësoj diçka të re? Im atë si sipërmarrës i aftë na ka mësuar, zhvilluar instinktin e biznesit, duke filluar nga zhvillimi i kapitalit njerëzor deri tek administrimi i parasë. Im atë gjithmonë më thoshte – pa njerëzit s’mund të bësh asgjë, por dhe duhet të besosh në marrëzinë tënde dhe njerëzit të investojnë tek marrëzia jote. Kështu që zgjodhëm Londrën si kapitali i edukimin financiar ku shkollat dhe idete më brilante në botën e financës vijnë nga Anglia dhe ku më mirë për mua të mësoja si të punoja me forcën e mendje dhe jo me forcën e krahut. Nuk e di a keni dëgjuar historinë e muratorit dhe arkitektit? Muratoni gjithë jetën e tij vendos tulla dhe paguhet le të themi 1000 Lek ora. Vjen një kohë muratori lodhet dhe nuk bën dot këtë punë. Kurse arkitekti lodh vetëm trurin dhe merr 100 fish më shumë dhe mund të punojë më gjatë. Këtë mendim kam dhe unë.
Zgjodha Londrën për të zhvilluar njohuritë e mia në botën financiare, bankare dhe sigurimet, pasi universiteti që zgjodha shquhej për degën e financës. Zgjodha Londrën të bëj njohje të reja në botën financiare. Zgjodha Londrën të marr edukimin më të mirë në shkollë dhe në punë. Falenderoj Zotin për mundësinë dhe prindërit për mbështetjen pasi ato hapa të vogla mua më hapën shtigje të mëdha.
A kishit një alternativë tjetër për të studiuar dhe përse zgjodhët këtë degë?
Alternativë tjetër në atë kohë jo. Duke pasur prejardhjen në financë, banka dhe sigurime doja që zhvillimin tim ta shtoja/investoja tek biznesi im ose në Shqipëri po në këto fusha. Kështu që rrugëtimi ka qënë i duhur dhe përveç universitetit, i kam shtuar jetëshkrimit tim dhe trajnime të ndryshme, si në vende pune dhe seminare të ndryshme. Studimi në jetë s’ka fund. Përditë mësojmë. Pikërisht tani kam filluar doktoraturën në financë si dhe dua të mbaroj Universitetin e Tiranës për Shkenca Sociale, Filozofi dhe Politikë. Mbase më vonë dhe Inxhinieri Financiare.
Studimi nuk ka fund. Dua t’ju tregoj për historinë e Pikasos. Një ditë mbasi ishte bërë i famshëm. Pikaso kishte dalur në Pazar dhe aty ndalet nga një admiruese dhe i kërkon një pikturë ose një vizatim të vogël. Ai shpejt e shpejt në një letër vizaton diçka, dhe vajza e kënaqur e merr dhe vazhdon të largohet. Kur Pikaso e thërret dhe e ndalon. -Më fal i thotë, por pagesën e vizatimit do e bësh? -Sa kushton pyet vajza. 5.000.000 Euro thotë Pikaso. E çuditur pyet, si ka mundësi diçka që bëre për 5 minuta të kushtoj kaq shumë. Pikaso ja kthen-por unë kam 10 vjet që punoj që diçka ta bëj për 5 minuta… (vijon e plote ne print)