Deputetja e FRESSh-së dhe rrugëtimi drejt Parlamentit
Dikur babai i saj ndihej jo mirë, teksa Esmeralda i ndalte në rrugë njerëzit dhe u fliste për politikë. Sot padyshim duhet të jetë krenar për të bijën, e cila ngjit shkallët e institucionit më të madh ligjvënës në vend, të Parlamentit Shqiptar, si një ndër deputetet më të reja. Interesi i Esmeraldës për politikën ka nisur që herët, por kohën kur Edi Rama mori në dorë drejtimin e Partisë Socialiste e kujton mjaft mirë. Prej atij momenti, Esmeralda Shkjau mendoi të angazhohej më seriozisht e më shumë në politikë. Dikur aktiviste, menaxhere, koordinatore, udhëheqëse e Forumit Rinor të Partisë Socialiste (FRESSh) për qytetin e Durrësit, tanimë ajo është një prej atyre femrave mjaft simpatike, që përfaqëson në parlament FRESSh-in dhe rininë shqiptare.
Deputetja e re në moshë (30 vjeç) e sheh përfshirjen politike si kontribut e për këtë ndihet mirë. “Kur përfshirjen politike e ke si kontribut, pritshmëria për t’u pozicionuar në grupin parlamentar as që mendohet. Qëllimi i përfshirjes sime në politikë ka ardhur për faktin se vendit tonë i duhet, më së shumti, të përmirësojë shërbimet publike dhe qasjen e institucionit-shtet ndaj qytetarit. Shqipëria me qeverinë e re po e sjell këtë gjë. Të them të drejtën, kjo është krenaria ime dhe ndihem shumë e privilegjuar që në Parlament unë përfaqësoj FRESSh-in dhe rininë shqiptare”,- më pohon Shkjau, në një nga kafet më të bukura dhe të larta të kryeqytetit, ku dhe kemi zgjedhur të takohemi.
Pas studimeve për Menaxhim Biznes në Universitetin Europian të Tiranës, Shkjau është specializuar nga “Robert Bosch Stiftung” për Menaxhim Kulturor në Mynih dhe vazhdon studimet për master shkencor në universitetin e “Nju Jorkut”, për “Të drejtë ndërkombëtare tregtare”.
“Interesi im për politikën nisi që në momentin kur Edi Rama u bë kryetar i Partisë Socialiste. Që në fillim arrita të përfshihesha me idetë dhe misionet e tij, për të pasur një mundësi më shumë, për t’u ofruar qytetarëve realisht një shtet të vërtetë demokratik. Këtë inspirim Edi Rama ua përcolli gjithë shqiptarëve dhe kjo përfshirje në ide më shtyu që ta konkretizoj, duke qenë anëtare e një partie të respektuar me një lider modern dhe inovativ, kërkesë kjo jo vetëm për partinë tonë, por për gjithë shoqërinë shqiptare”,- tregon Shkjau.
Në vazhdim të bisedës ajo shpjegon se rrugëtimi i saj në politikë nisi me një aktivitet mbi politikat rinore që Partia Socialiste ofronte, dhe u ndje “shumë e mirëpritur në atë takim nga të rinjtë e FRESShsë. Më pas u angazhova me rrjetin e vullnetarëve si koordinatore e qytetit të Durrësit. Vit pas viti, kontributi im bëhej më I madh, që nga drejtimi i fushatave elektorale lokale dhe të përgjithshme për të rinjtë. Si në çdo fushatë, ka qenë shumë angazhuese. Të them të drejtën, në këtë fushatë eksperienca ime e re si kandidate në listën e deputetëve u bë nxitëse edhe për djemtë e vajzat e FRESSh-së, por dhe për mua fushata ka qenë fantastike, pasi na ka gjetur shumë mirë të organizuar me struktura konkrete”. Sipas deputetes Shkjau, “FRESSh-ja ka qenë një nga mbështetjet më të fuqishme për të gjithë kandidatët. Kryetari i Bashkisë Vangjush Dako dhe deputeti Blendi Klosi kanë qenë mentorë në të gjitha projektet dhe iniciativat rinore që ne kemi organizuar. Ka qenë një ambient fantastik, me një skuadër fantastike!”. “Edi Rama, kryeministri evropian që respekton kuotat e femrave” “Edi Rama është kryeministri europian, i cili vë në vijë të parë qytetarët, duke e vënë veten, administratën dhe të gjitha strukturat e tjera në shërbim të tyre. Edi Rama është I pari kryeministër, në kabinetin e të cilit janë gjashtë ministre. Është i vetmi kryeministër që, mbi të gjitha, do të respektojë kuotat e femrave në administratë dhe në parlament. I vetmi kryeministër, i cili u ka besuar dyvajzave të suksesshme Drejtorinë e Tatimeve dhe të Doganave, i vetmi kryeministër që e ka falënderuar kundërshtarin për garën elektorale dhe performancën e tij politike. Ai sot e kësaj dite vazhdon të inspirojë dhe të punojë vërtet në emër të respektit të qytetarëve dhe dëshirës që ta rilindim Shqipërinë në të gjitha hapësirat e saj territoriale, por edhe në të gjitha hapësirat shoqërore, duke i ofruar një stabilitet ekonomik e politik, më shumë investime të huaja, më shumë përkrahje për të rinjtë, më shumë shërbime kualitative qytetarëve, më shumë siguri për jetën dhe shëndetin”,- vijon Esmeralda Shkjau. Politikë Edhe pse është tejet e re në fushën e politikës, Esmeralda idetë i ka të qarta. Ajo di ç’të kërkojë. Është tepër serioze dhe korrekte e nuk resht së luftuari për atë që do. Tanimë ajo ka zgjedhur modelet e sa j në politikë, që i kanë bërë përshtypje për mënyrën e të bërit politikë. Padyshim, një figurë që adhuron te femrat e majta është ministrja Mimi Kodheli. Pak e çuditshme dhe e këndshme të dëgjosh të flasë një zonjushë për një zonjë. Ajo e konsideron kolegen e saj Mimi Kodheli “burrneshë dhe politikane shumë të nderuar”, por nuk lë pa përmendur edhe figurat botërore, si Barac Obama, Bill Clinton, Ibrahim Rugova e, padyshim, kryetarin e forcës së saj politike dhe njëherësh Kryeministrin e vendit, Edi Rama. “Synimi im është që ligji të jetë aleat dhe t’i shërbejë qytetarit më shumë, më lehtë dhe qasja me të të jetë më e afërt. Ndërsa detyra ime si parlamentare është gjetja e duhur për një komunikim dhe implementim konkret. Unë jam pjesë e Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese Tregti dhe Mjedis. Jam shumë e kënaqur që jam pjesë e tij. Është një komision shumë teknik. Më jep shumë dhe ky komision kërkon një angazhim tepër serioz dhe profesional. Edi Shalsi, si kryetar i këtij komisioni, po ndjek të gjitha rregullat e gjithëpërfshirjes; e kjo e bën vërtet angazhimin tim shumë entuziast dhe kërkuesndaj vetes sime, për të dhënë maksimumin.” Sipas deputetes, “seanca plenare kërkon më shumë argumente politike, por kjo kërkon durim dhe argumente për të proceduar më lehtë si politikane”. Esmeralda Shkjau thekson se “Shqipëria, pas katër vitesh do të jetë më e qartë, me më shumë siguri ekonomike e me më shumë emancipim.